LAJMI I FUNDIT:

Bale dëshiron Ramseyn te Real Madridi

Bale dëshiron Ramseyn te Real Madridi

Ylli uellsian, Gareth Bale dëshiron të luajë me bashkëkombësin e tij, Aaron Ramsey, edhe te klubi spanjoll, Real Madridi.

Ramsey është në vitin e fundit të kontratës së tij, pasi ajo skadon në qershor të vitit të ardhshëm.

Kështu, mesfushori i Arsenalit mund të diskutojë dhe të nënshkruaj para-kontratë me çdo klub tjetër që nga janari.


Ramsey i vendosur të largohet si lojtar i lirë nga Arsenali
Lexo po ashtu Ramsey i vendosur të largohet si lojtar i lirë nga Arsenali

Klubet e interesuara për Ramseyn nuk mungojnë dhe ato vijnë nga ligat më të forta evropiane.

Ramsey dhe Bale janë miq të mirë te Kombëtarja e Uellsit

Sipas mediumit Teamtalk, është bashkëkombësi i tij Bale, i cili dëshiron të luajnë me të te Real Madridi.

Reprezentuesi uellsian e njeh mirë yllin e Arsenalit dhe Mbretërit janë duke e monitoruar situatën për ta transferuar në Santiago Bernabeu.

Ramsey do të largohet nga Arsenali, gjashtë skuadra e duan uellsianin
Lexo po ashtu Ramsey do të largohet nga Arsenali, gjashtë skuadra e duan uellsianin

Megjithatë, konkurrenca për shërbimet e tij është e madhe pasi Ramsey pëlqehet shumë edhe në Ligën Premier nga skuadrat e Mançesterit, City dhe Unitedi, si dhe Liverpooli.

Përveç tyre, uellsiani kërkohet edhe nga Milani, Juventusi e Roma në Serie A. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Kalo në kategori