Bakllava ekspres: Shije e mirë e njohur, gatuhet për vetëm gjysmë ore!

E kush nuk e pëlqen bakllavanë! E lehtë, e shpejtë dhe e shijshme, çfarë mund të kërkosh më shumë nga një ëmbëlsirë?! Përbërësit:- 4 vezë, - 2 filxhanë (nga 2 dcl) sheqer, - 1 filxhan vaj, - 1 filxhan qumësht, - 1 filxhan griz, - 1 filxhan miell të egër, - 2 filxhanë arra të bluaraPër shtojcë:- 05, l ujë, - 2 filxhanë sheqerPërgatitja:
Përzieni vezët me sheqer dhe shtoni përbërësit e tjerë.
Qitni në tepsi dhe piqni rreth gjysmë ore.
Ëmbëlsirës së nxehtë qitni shtojcën të cilën e keni bërë duke e zier ujin me sheqer derisa është shkrirë sheqeri.
I qiten arrat e bluara ose sipas dëshirës e zbukuroni me arra të ndara përgjysmë, transmeton Telegrafi.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals














































