Nënkryetarja e LDK-së dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pasi në Kuvend ka kaluar Ligji për Fondin Sovran, duke thënë se ky do të jetë dështimi i radhës së Qeverisë Kurti.
Bajrami, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se anëtarët e Bordit të Fondit Sovran do të kenë paga të mira e udhëtime nëpër vende ku Fondet Sovrane financohen nga shitja e gazit, naftës dhe metaleve të çmuara, në ndërkohë që Kosova sipas Bajramit do të futet në borxh për t’i dhënë ato para për Fondin Sovran.
“Tani këtij institucioni “të pavarur” Qeveria do t’ia caktoj bordin. Qeveria e cila që tri vite ka zgjedhë të gjitha bordet e ndërmarrjeve publike, e të cilave ju ka dhënë dhjetëra miliona euro subvencione pa sukses, tani do të ju caktoj një superbord i cili do t’i kthej këto ndërmarrje në ‘ndërmarrje profitabile’”, ka shkruar Bajrami.
Sipas nënkryetares së LDK-së, “Fondi Sovran që themelohet sipas Ligjit që sonte e kaloij LVV, nuk punon sipas Ligjit të Prokurimit, d.m.th. financohet nga buxheti i shtetit, por mjetet i shpenzon sipas rregullave të LVV. Nuk punon sipas Ligjit të Punës. Nuk punon sipas Ligjit për Ndërmarrje Publike. Nuk punon sipas Ligjit për Shoqëritë Tregtare. Nuk punon sipas Ligjit për AKP-në. Ky Ligj punon sipas rregullave të mbretit/Albin Kurti, edhe pse ka gjasa maksimale se ai vetë as idenë e Ligjit dhe të Fondit nuk e ka”.
“Fonde Sovrane kanë shtetet të cilat kanë teprica buxhetore. Qeveria jonë nuk ka tepricë buxhetore. Qeveria ka paraparë që me nda mjete nga buxheti, me hy borxh, e këto mjete me ja dhënë një grupi politik i cili ka mandat që këto ndërmarrje me i kthy në ndërmarrje profitabile, me idenë që mandej akterë privat kanë me ble aksione në këto NP. Ky Fond do të marrë në menaxhim edhe asetet e AKP-së”.
“Cila është kostoja e shpronësimit? Çka bën Fondi me këto asete? Kush do të ju përgjigjet kreditorëve potencial? Asnjë nga këto pyetje nuk kanë marrë përgjigje”, ka shkruar ajo.
Më tej, Bajrami thotë se, “Fondi thuhet se do të investoj edhe në ndërmarrjet private të ashtuquajtura ‘sipërmarrje kampionë’, të cilat do t’i zgjedhë dhe aprovoj Qeveria. Tani e tri vite ne të gjithë e kemi pa këtë Qeveri që nuk është në gjendje t’i kryej as punët dhe obligimet e veta, tani Qeveria do të marrë borxhe dhe do të bëhet hisedarë edhe në ndërmarrjet private ‘sipërmarrje kampionë’”, thotë nënkryetarja e LDK-së.
“Ndërmarrjet publike që do t’i marrë Fondi janë: Trepça e cika sot nuk ka mjete për paga të punëtorëve, KEK-u me teknologjinë e vitit 1960 , Telekomi që sot të vetmin shërbim që e ofron e ka ‘no service’, Trainkos pa trena, Infrakos pa infrastrukturë dhe Posta pa shërbime”.
“Me bindje të plotë e them se Fondi Sovran do të jetë dështimi i radhës i kësaj Qeverie, por një gjë është e sigurt se anëtaret e Bordit (politik) do të kenë paga të mira e udhëtime të shumta nëpër vende të zhvilluara për të vizituar Fondet Sovrane që financohen nga shitja e gazit, naftës e metaleve të çmuara në ata vende ku operojnë”, ka thënë Bajrami.
Pas miratimit të Fondit Sovran në Kuvendin e Kosovës, ka reaguar kryeministri Albin Kurti, duke thënë se me këtë vendim Kosova është vendosur në hartën financiare të rajonit dhe të Evropës.
Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “pas një pune të gjatë ekipore në konceptin dhe ligjin për Fondin Sovran, në bashkëpunim me donatorët, ekspertët dhe partnerët tjerë ndërkombëtarë që e kanë mbështetur këtë projekt, Kuvendi i Republikës së Kosovës sot miratoi në leximin e dytë Projektligjin për Fondin Sovran të Republikës së Kosovës”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Çmimi i inputeve në bujqësi më i ulët në 2024 se sa në 2023

Fitore e madhe për industrinë e kriptovalutave - SEC do ta heqë padinë ndaj Coinbase

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit