LAJMI I FUNDIT:

Bajqinovci për mocionin e LDK-së: Puç ndaj Qeverisë e cila u zgjodh me votën e popullit

Bajqinovci për mocionin e LDK-së: Puç ndaj Qeverisë e cila u zgjodh me votën e popullit
Foto: Arkiv

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i ka dhënë edhe sot kohë kryeministrit, Albin Kurti, që ta heq tarifën 100 për qind për mallrat që importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, të anulojë vendimin për shkarkimin e Agim Veliut dhe t’i kërkoj falje LDK-së, për veprimet e tij, në qoftë së dëshiron të vazhdojë bashkëpunimi mes tyre.

E këto veprime të LDK-së, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci po i cilëson si puç ndaj Qeverisë.

“Mendoj që është puq ndaj Qeverisë e cila është zgjedhur me votën e popullit. Lëvizja Vetëvendosje më 6 tetor i ka fituar zgjedhjet me liderin më të votuar në vend, Albin Kurti. Populli e ka votuar këtë Qeveri, andaj mocioni bie ndesh me atë që populli e ka votuar më 6 tetor”, ka deklaruar Bajqinovci për Telegrafin.


Mustafa, Kurtit: Hiqe taksën, kthe Veliun, kërkoj falje LDK-së e vazhdojmë koalicionin
Lexo po ashtu Mustafa, Kurtit: Hiqe taksën, kthe Veliun, kërkoj falje LDK-së e vazhdojmë koalicionin

Ndryshe, pas shkarkimit të Agim Veliut nga pozita e tij si ministër i Punëve të Brendshme, kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se do të dalin nga koalicioni qeverisës dhe se do të nisin mocion për rrëzimin e Qeverisë.

Mocionin për rrëzimin e Qeverisë janë deklaruar se do ta mbështesin  Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate dhe Aleanca Kosova e Re, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës ende nuk ka bërë të ditur qëndrimin e tyre.

Kujtojmë se për rrëzimin e Qeverisë duhen 61 vota./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

Lajme
Incident në ceremoninë mortore të Janullatos, qytetarët i drejtohen Kryeministrit grek: Rroftë Çamëria, poshtë Beleri

Incident në ceremoninë mortore të Janullatos, qytetarët i drejtohen Kryeministrit grek: Rroftë Çamëria, poshtë Beleri

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
230 mijë euro dëm,

230 mijë euro dëm, "Trainkos" zbulon manipulime me arkat fiskale - shkarkon 12 punëtorë

Lajme
Përdorën gjuhë ofenduese ndaj Haradinajt, PZAP dënon me 10 mijë euro Albin Kurtin e Donika Gërvallën

Përdorën gjuhë ofenduese ndaj Haradinajt, PZAP dënon me 10 mijë euro Albin Kurtin e Donika Gërvallën

Lajme
Gjykimi ndaj Dejan Pantiq dhe tjerëve, ish-udhëheqësi i zyrës së KKZ-së thotë se për sulmin dëgjoi nga mediet

Gjykimi ndaj Dejan Pantiq dhe tjerëve, ish-udhëheqësi i zyrës së KKZ-së thotë se për sulmin dëgjoi nga mediet

Drejtësi
Kalo në kategori