Bajadera të bardha me kokos: Pa pjekje, gatuhen për 10 minuta!

Bajadera është padyshim një nga ëmbëlsirat më të preferuara dhe për të gjithë adhuruesit e saj - ja një version shumë i veçantë Përbërësit:▪ 300 g sheqer ▪ 200 ml ujë ▪ 250 g margarinë ▪ 300 g keks ▪ 100 g kokosGlazura:▪ 100 g çokollatë të bardhë ▪ 3 lugë vajPërgatitja:
Sheqerin dhe ujin qiteni në tenxhere dhe kur të vlojë zieni edhe 3–4 minuta.
Shtoni margarinën dhe përzieni derisa të shkrihet.
Pastaj shtoni keksin e bluar dhe kokosin dhe të gjitha përzieni mirë.
Përbërjen qiteni në enë të mbështjellë me folie dhe lëreni të forcohet.
Nga gjysma e kësaj përbërjeje mund të bëni toptha dhe t’i rrokullisni në keksin e bluar.
Shkrini në avull çokollatën me vaj dhe qitjani bajaderës, kur të forcohet priteni në shtangla (shufra).
Bajaderës mund t’i hidhni edhe përbërjen e bardhë të gatuar nga sheqeri pluhur me pak ujë.
Ju bëfshin mirë, - transmeton Telegrafi.
















































