LAJMI I FUNDIT:

Bahtiri thotë se Thaçi po e pengon koalicionin LVV-LDK

Bahtiri thotë se Thaçi po e pengon koalicionin LVV-LDK

Zyrtari i LVV-së dhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka bërë një gjetje mjaftë interesante, pasi që sipas tij Presidenti i vendit, Hashim Thaçi është ai që po pengon arritjen e koalicionit mes LDK’së dhe VV-së.

Ani pse liderin e Vetëvendosjes, Presidenti Thaçi po e fton çdo ditë të formojë qeveri e të bëhet kryeministër, bashkë-partiaku i Albin Kurti po e fajëson pikërisht kryetarin e vendit.

Sipas Bahtirit, Presidenti Thaçi është fajtori për mosarritjen e marrëveshjes, për ‘arsye që i di vetëm ai’.


“Krejt këtë proces e zgjatjes është presidenti. E din shumë mirë për çka. Secili njeri që mundet me kontribu për një marrëveshje është i mirëseardhur dhe i domosdoshëm”, ka thënë ai.

Tutje, kryetari I Mitrovicës thotë se koalicioni do të bëhet shumë shpejt, pasi që ky proces do të ecë përpara.

“Ky proces duhet të ecë përpara, unë mendoj se të gjithë ata aktivistë të dy krahëve, të ulen dhe t’i ulin tensionet, të duan vendit, mendoj se kjo do të ndodhë shumë shpejt”, tha ai.

Kujtojmë se presidenti Thaçi sot ka deklaruar se e ka nënshkruar vendimin për të emëruar Albin Kurtin kryeministër të vendit.

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Kalo në kategori