Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj të enjten tha se nuk e kupton idenë e kryetarit të komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri për bashkimin e Mitrovicës.
Ndërsa kryetari i kësaj komune në një prononcim për Telegrafin iu kundërpërgjigj Haradinajt, duke thënë se ideja e tij është sikur kristali, pasi Mitrovica duhet të funksionoj si një komunë me një status.
Kryetari Bahtiri tha se gabimi i cili është bërë kohë më parë duhet të përmirësohet, për arsye se komuna në veri nuk është funksionale.
Siç tha ai iniciativa e tij nuk duhet të bëhet kaq e ‘madhe’, si në rastin konkret nga kryeministri Haradinaj.
“Ideja e Agim Bahtirit është sikur kristali. Mitrovica duhet të funksionoj si një komunë me një status. Gabimi që është bërë kur është ndarë duhet të përmirësohet, për arsye se nuk është funksionale. Unë nuk e di çka po e bëjnë të madhe këta njerëz. Me planin e Ahtisarit është paraparë që të ketë disa komuna. Por nëse komunat nuk janë funksionale atëherë kthehet në statusin e mëparshëm. Sot e që katër vjet e kemi jo funksionale. Ka qenë e njëanshme, d.m.th ka pasur diskriminim total të shqiptarëve. Mos lejimi i kthimit të shqiptarëve në pjesën e veriut. Nuk kanë bërë asgjë në atë drejtim për të bërë diçka në të mirë të qytetarëve të saj, por kanë sjell njerëz nga ish Jugosllavia dhe i kanë vendosur në pjesën e veriut për ‘çartur’ pjesën e shumicës dhe pakicës. Për këtë unë kërkoj që statusi i mëparshëm i Mitrovicës të kthehet prapa”, ka thënë ai.
Bahtiri theksoi se iniciativa e tij nuk ka të bëjë asgjë më zhvillimet që do të ndodhin në Bruksel.
“ Kjo nuk ka të bëjë asgjë me zhvillimet që do të ndodhin në Bruksel. Unë jam deklaruar se nuk kemi nevojë asnjëherë dhe në asnjë sekondë të lëshojmë një pëllëmbë të tokës, të Republikës së Kosovës dikujt, por e drejta është jona që të menaxhojmë ato brenda Kosovës. Po kërkoj vetëm statusin e mëparshëm të komunës për arsye se nuk është efikase që strukturat paralele të udhëheqin në pjesën e veriut. Kjo është e keqja”, u shprej tutje Bahriri.
Ai kërkoi nga kryeministri i vendit që të largohet nga çështjet partiake e jo t’i shfrytëzoj çështjet e Kosovës për poena politikë.
“Nuk e di çka nuk po don kryeministri i vendit dhe mos ta lidh çështjen e Kosovës me çështje partiake, ju kisha lut kryeministrit le të largohet nga partia dhe le t’i shërben të gjithë qytetarëve të Kosovës, e jo të marri poenë politikë partiak, pasi kjo është e turpshme”, tha ndër të tjera ai.
I pyetur se ku qëndron për momentin çështja e inicimit të peticioneve që ai ka ndërmarr për bashkimin e Mitrovicës, Bahtiri tha: “E kam dërguar të mërkurën të Grupet Parlamentare në Kuvendin e Kosovës. E kemi protokolluar në mënyrë ligjore dhe tash të shohim. Ata më kanë përkrah. Nuk dua biseda intime kokë më kokë me ta, por dua bisedë në publik”.
Kryetari i Mitrovicës, gjithashtu tregoi se sot gjatë ditës do të ketë një takim me kryeparlamentarin, Kadri Veseli ku njëra nga temat që do të bisedoj do të jetë edhe çështja e peticionit.
“Me takimin që do ta zhvilloj me Veselin sot, pres përgjigje pozitive dhe shkuarjen përpara dhe largimin total të subjekteve, që njëherë e përgjithmonë ky shtet të funksionoj normal, e jo me grupe”, tha ndër të tjera, kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.
Ndërkaq, në ligjin për kufijtë administrativ të komunave përkatësisht neni 3 paragrafi 3.5 shpjegohet se nëse komunat nuk janë të kënaqur me vendimin e kufijve administrativ mund të ushtrojnë ankesë në Gjykatën Kushtetuese.
“Komunat mund të ushtrojnë ankesë në Gjykatën Kushtetuese nëse nuk janë të kënaqur me vendimin mbi mosmarrëveshjet mbi kufijtë administrativ të komunës”, thuhet në ligj.
Ndërsa në nenin 8 paragrafi 9.2 shpjegohet se nuk mund të ndryshohen kufijtë administrativ pa konsultimin me qytetarët ose komunat që preken nga ai ndryshim.
“Ligji për kufijtë administrativ të komunave, neni 8 paragrafi 9.2 ‘Ndryshimi i kufijve administrativ të komunës nuk mund të bëhet para konsultimit me qytetarët në komunat ose pjesët e komunave të prekura nga ndryshimi’ “.
E në nenin 11, shpjegohet se cilat duhet të jenë dokumentet mbështetëse për propozimin e ndryshimit të kufijve.
“Paragrafi 11.1 Propozimet për ndryshime të kufijve administrativ të komunës të çfarëdo lloji duhet të përfshijnë së paku:
hartën e territorit apo territoreve, kufijtë administrativ të cilave propozohen të ndryshohen, duke specifikuar kufijtë administrativ e rijnë të propozuar;
– arsyetimin për nevojën e ndryshimeve të tilla dhe lehtësimin ose vështirësimin e qasjes së qytetarëve në shërbime të ofruara nga komuna;
– analizën e efekteve të ndryshimit në aspekt të qëndrueshmërisë ekonomike të komunës;
– arsyetimin që ndryshimet janë në pajtueshmëri me parimin e subsidiaritetit dhe ndikojnë pozitivisht në ushtrimin e kompetencave të komunave;
– materialet shpjeguese për formën e likuidimit të borxheve apo kredive të kontraktuara nga secila komunë;
– raporti i cili përmban mënyrat e konsultimit me qytetarët, rezultatin pro dhe kundër nga këshillimi me qytetarët; dhe 1. g) dokumentet tjera të krijuara nga autoritetet përkatëse gjatë procesit”.
Ndryshe, peticioni për bashkimin e Mitrovicës me 16.594 nënshkrime nga qytetarët e Mitrovicës është dorëzuar për herë të parë më 16 janar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, mirëpo ky peticion i cili më pas u dorëzua nga Kuvendi në Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe nga aty në Ministrinë e Administrimit dhe Pushtetit Lokal (MAPL), nuk e mori mbështetjen e duhur. Më pas kryetari i kësaj komune, Agim Bahtiri javën e kaluar këtë peticion e dorëzoi tek presidenti i vendit, Hashim Thaçi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje