LAJMI I FUNDIT:

Bahtiri: Asnjë rast me COVID-19 në Mitrovicë

Bahtiri: Asnjë rast me COVID-19 në Mitrovicë

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, sot ka pritur në një takim ministren e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilija Rexhepi, e shoqëruar nga zv.ministri Reshat Nurboja dhe bashkëpunëtorë tjerë, me ç’ rast kanë diskutuar lidhur me gjendjen aktuale dhe zbatimin e masave preventive të virusit COVID-19 në Komunën e Mitrovicës.

Fillimisht Bahtiri, njoftoi të pranishmit se deri më tani nuk ka asnjë person të dyshuar dhe të konfirmuar me virusin COVID-19 në Mitrovicë, dhe se Komuna e Mitrovicës ka të formuar shtabin emergjent përmes të cilit ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për parandalimin e këtij virusi.

Gjithashtu Bahtiri përmendi se si institucion lokal kanë bërë dezinfektimin e të gjitha institucioneve, ndërmarrjeve dhe hapësirave publike, të objekteve kolektive, pastrimin dhe larjen e rrugëve çdo ditë, si dhe zbatimin e të gjitha masave tjera në bazë të udhëzimeve dhe rekomandimeve të Qeverisë së Kosovës dhe Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.


Ndërsa ministrja e MAPL-së, Emilija Rexhepi, përgëzoi Komunën e Mitrovicës për masat e ndërmarra si dhe realizimin me përpikëri të vendimeve dhe rekomandimeve të Qeverisë së Kosovë për parandalimin e pandemisë COVID-19.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Kalo në kategori