LAJMI I FUNDIT:

Bahtiri: Albin Kurti po vjen për të qëndruar gjatë si kryeministër i Kosovës

Bahtiri: Albin Kurti po vjen për të qëndruar gjatë si kryeministër i Kosovës

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese që vendi të shkojë në zgjedhje parlamentare, pasi vota e deputetit Etem Arifit nuk ishte legjitime.

Bahtiri ka thënë se “Albin Kurti po vjen, po vjen për të qëndruar gjatë si Kryeministër i Kosovës”, transmeton Telegrafi.

“Kosova shumë shpejtë do t’i nënshtrohet procesit zgjedhor dhe njëherë e mirë qytetarit të Republikës tonë do t’i kthehet dinjiteti.  Të dashurit e mi, fushata zgjedhore tashmë ka filluar, ju ftoj që të bëhemi bashkë si kurrë më parë, t’i bashkojmë forcat tona dhe t’i japim Kosovës kahjen e duhur me Albin Kurtin Kryeministër. Mitrovica me Albinin”, thuhet në reagimin e Bahtirit.


Kushtetuesja hedh poshtë votën e deputetit Arifi, vendi shkon në zgjedhje
Lexo po ashtu Kushtetuesja hedh poshtë votën e deputetit Arifi, vendi shkon në zgjedhje

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese ka nxjerr aktgjykim pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje për shpalljen të pavlefshëm votimin në Kuvendin e Kosovës për zgjedhjen e Qeverisë Hoti më 3 qershor, pasi për këtë qeveri kishte votuar edhe deputeti Etem Arifi, i cili kishte një aktgjykim përfundimtar nga Gjykata e Apelit.

Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë votën e deputetit Etem Arifi dhe ka urdhëruar u.d presidenten Vjosa Osmani, që të shpallë zgjedhjet e parakohshme në afat prej 40 ditësh. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
“Meritoni një lapidar si Clinton në Kosovë”, Rama inspekton punimet në rrugën e Komanit

“Meritoni një lapidar si Clinton në Kosovë”, Rama inspekton punimet në rrugën e Komanit

Lajme
KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

Lajme
Kalo në kategori