LAJMI I FUNDIT:

Bad News Eagles shënojnë fitore ndaj GamerLegion dhe kualifikohen direkt në fazën ‘Legends Stage’ në BLAST Paris Major

Bad News Eagles shënojnë fitore ndaj GamerLegion dhe kualifikohen direkt në fazën ‘Legends Stage’ në BLAST Paris Major
(Foto: HLTV)

Nuk kanë të ndalur ekipi shqiptar nga Kosova, tani me një fitore tjetër të rëndësishme ndaj ekipit GamerLegion.

Bad News Eagles kanë fituar ndeshjen ndaj GamerLegion me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa, për të kaluar direkt në fazën ‘Legends Stage”.

Me këtë fitore ekipi shqiptar ju është bashkuar skuadrave si Na’Vi, fnatic dhe Into the Breach të cilat siguruan fazën ‘Legends Stage’ një ditë më parë.


Kjo është hera e parë që ekipi Bad News Eagles ka kaluar direkt në fazën ‘Legends Stage’ nga turneu RMR.

Tani bNe do të kenë mjaft kohë për t’u përgatitur, pasi gara për ta do të vazhdoj në Paris duke filluar nga data 13 maj.

Në BLAST Paris Major do të ndahen 1.2 milion dollarë për 16 skuadrat pjesëmarrëse, ekipi shqiptar duket më në formë se kurrë për ta fituar Majorin e fundit të CS:GO. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Premier League
Kalo në kategori