Baby G: Bëra hit në këngën e parë (Foto)
Këngëtarja e re Baby G, duket mjaft e motivuar për karrierën e saj.
Ajo ka shfrytëzuar faktin se kënga e saj e parë “Monster” me Getinjon është pranë 20 milionë klikimeve, që të tregojë se ajo në këngën e parë ka bërë hit.
Fakt është që kënga është dëgjuar shumë, por bukuroshja nuk heziton që të tregojë edhe entuziazëm dhe vetëbesim para projekteve tjera, shkruan Telegrafi.

“Unë ju thashë se ne do të bëjmë hit të madh dhe kjo ndodhi në projektin tim të parë. Hit pas hiti”, u shpreh bukuroshja në postimin e saj në Instagram.
Baby G është prej këngëtareve më seksi të skenës, duke u bërë konkurrencë shumë prej seks simboleve shqiptare. /Telegrafi/








































