Sot ka dështuar të mbahet seanca e rigjykimit për vrasjen e policit të Njësisë Speciale Triunf Riza, pasi ka munguar njëri nga anëtarët e trupit gjykues.
Në seancë ka qenë i pranishëm babai i policit të ndjerë, Shefqet Riza, i cili është paraqitur pa prezencën e avokatit mbrojtës, pasi po e ka të pamundur për ta gjetur një të tillë.
Babai i Triumf Rizës ka thënë se nuk po gjen avokat mbrojtës për rastin e vrasjes së djalit të tij pasi, sipas tij, të njëjtit kanë frikë nga grupi i Enver Sekiraqës.
“Avokatët nuk kanë qejf me pasë probleme me këta. Disa frikësohen, derisa disa shokë që i njoh si avokatë të mirë nuk kanë pranuar ta marrin mbrojtjen për këtë rast. Të them të vërtetën, unë as që kam nevojë për avokat. Çka ka me më mbrojtë kur dihet katërcipërisht kush e ka vrarë djalin tim? Por, kush është nxitësi kryesor? Nxitësi kryesor është Enver Sekiraqa”, tha Shefqet Riza në Klan Kosova.
“Çka do që të thotë gjykata, familja ime e ngushtë dhe e gjerë e di që fajtori kryesor për vrasjen është Enver Sekiraqa. Enver Sekiraqa intensivisht dy vjet me grupin e tij e kanë ndjekë për ta vrarë Triumfin dhe në fund e ka paguar një njeri”.
Riza tha se i ka kontaktuar gjashtë avokatë për t’i angazhuar për rastin e vrasjes së birit të tij, por asnjëri nga ta nuk ka pranuar – pavarësisht shumës së parave të ofruara – që ta marrë përsipër mbrojtjen në këtë rast.
Ai ka shtuar se familja e tij vazhdon të kërcënohet nga, siç e quan ai, grupi i Enver Sekiraqës.
“Kërcënime kemi pasë edhe ne, por ne nuk frikësohemi. Nga grupi i tij ende kemi kërcënime. Djali im ende shkon në punë me përcjellje”.
Ai ka deklaruar se shteti duhet ta sigurojë një avokat për këtë rast, derisa ka shtuar se avokati i tij kryesor duhet të jetë prokurori i rastit.
“Shteti ka mundësi që ta gjejë një avokat. Por, avokati im kryesor duhet të jetë prokurori. Prokurori është ai që e mbron vijën ligjore në këtë rast, sepse është vrarë një polic elitar – një polic që është shtylla kryesore e shtetit. Pas vrasjes së Triumfit, Ambasadori i Britanisë së Madhe pati deklaruar se ‘Në Angli ose kudo në vendet e perëndimit, vrasja e një polici konsiderohet vrasje e krejt shtetit’”.
Babai i Triumf Rizës tha se është lodhur nga procesi i stërzgjatur gjyqësor.
“Ne jemi lodhur me këto procese. Unë personalisht merrem që 13 vjet duke shkuar nëpër gjykata. Ky rasti i Enver Sekiraqës është që tetë vjet. Ky njëherë ka qenë me pasaportë të Serbisë në Serbi dhe pastaj në Angli dhe vendet e tjera. Me pasaportë është fshehur gjashtë vjet. Në fund paraqitet, sepse këta të EULEX-it mund ta gjenin dhe nuk ka pasur nga shkon. Këta kanë vepruar si grup, sepse gjashtë vetë e kanë ndjekur Triumfin për ta vrarë”, tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dështimi i seancës ditën e martë, Presidenca pranon letrën nga Kuvendi

Abdixhiku: Seanca duhet të mbahet brenda 48 orëve, nesër nga ora 10:00 deputetët e LDK-së do të jenë prezent në seancën që duhet të ndodh

"Ju drejtohem për sugjerime për opsionet e mundshme përpara", letra e plotë e Deharit drejtuar presidentes Osmani

Bullgaria mohon përfshirjen në aleancën e mbrojtjes mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë

Cakolli: Nëse një ministër jep dorëheqje nuk do të thotë që më nuk ka ministri, shtetin nuk e mbajnë individët apo emrat e përveçëm - e mban sistemi

Kurti: Pas fitores jemi të gatshëm të krijojmë institucionet sa më parë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Aleatja e Trumpit bleu aksione pak para njoftimit dhe përfitoi mijëra dollarë

Berisha: Jam i gatshëm ta jap votën time për Kurtin, edhe nëse nuk jam pjesë e qeverisë

Historia e shqiptarit - diler droge që u dëbua nga Britania tri herë radhazi

Ndodh për herë të parë në histori - banorët bëjnë xhiro me makinë jashtë shtëpisë së Big Brother

Grenelli bëri thirrje t’i ndalen fondet, përgjigjet Gjykata Speciale

Loredana flet për rastin e Jozit me Gjestin: Ishte një pamje e fortë, e papranueshme dhe unë distancohem komplet nga ai veprim