Një person ka raportuar se një i dyshuar ia ka sulmuar seksualisht vajzën e tij të mitur.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 18:15, në Kaçanik.
Tutje bëhet e ditur se nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa rasti është nën hetim.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar seksualisht vajzën e tij viktimën kosovare -e mitur. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/