Avdi Bytyqin e kanë tradhtuar lotët kur u desh që para të akuzuarve të rrëfejë për vrasjen e djalit të tij, Abedin Bytyqi.
Plaku është thirrur nga prokuroria për të qenë dëshmitar në gjykimin ndaj Murat Ademit, Reshat Ademit, Fadil Fetiu dhe Resmije Bytyqi.
Vëllezërit Murat e Reshat Ademi, akuzohen se më datë 06.10.2016 rreth orës 15;30 minuta në fshatin Peqan të Suharekës, në bashkëkryerje, mizorisht kanë privuar nga jeta Abedin Byqyqin.
Motivi i krimit, sipas prokurorisë ishte bashkëshortja e të ndjerit Resmije Byqyqi.
Prokuroria në aktakuzë ka sqaruar edhe veprimet konkrete të secilit. Murat Ademi, sipas aktakuzës, kishte shfrytëzuar situatën kur i ndjeri po kryente disa punime në elektrikë në shtëpinë e Fadil Fetiut. Aty siç përshkruan aktakuza Murati nën kërcënimin e armës e kishte lidhur viktimën. Pasi e kishte lidhur, Murati e kishte hipur viktimën në veturë dhe e kishte dërguar në një vend ku po priste Reshat Ademi. Në këtë vend, siç përshkruhet në aktakuzë, dy të akuzuarit e kanë goditur me mjete të forta duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore në trupin e të ndjerit.
Sipas përshkrimit të prokurorisë, të pandehurit nuk ishin mjaftuar me rrahjen kur në mënyrë mizore viktimës ia kishin vënë zjarrin duke i shkaktuar dhimbje deri në shkaktimin e vdekjes. Të akuzuarit më pas e kishin vendosur viktimën në një gropë dhe e kishin mbuluar me dhe.
Aktakuza përshkruan se të pandehurit kishin vazhduar në një takim ku kishin pirë kafe me Fadil Fetiun.
Nga të gjitha veprimet prokuroria i akuzon Murat e Reshat Ademin për veprën penale të vrasjes së rëndë, Fadil Fetiun për moslajmërim të veprës penale ndërsa Resmije Bytyqin shtytje në vrasje.
Prokuroria pretendon se ka prova që bashkëshortja ishte shtytësja e vrasjes.
Prokurori përshkruan se e akuzuara Resmije Bytyqi, në kohë të pacaktuar të vitit 2016, në takimet paraprake të cilat i kishte pasur me të akuzuarin Murat Ademi (djalin e xhaxhait) e ka shtyrë këtë të fundit që ta kryejë veprën penale të vrasjes ndaj bashkëshortit të saj Abedin Bytyqi.
Sipas aktakuzës së prokurorisë, e akuzuara Resmije, gjatë bisedave me të akuzuarin Murat Ademi, kishte deklaruar se bashkëshorti i saj Abedini po e maltretonte e rrahte, duke i cekur se nëse i njëjti nuk ndërmerr ndonjë veprim do të porosisë ndonjë person tjetër për ta vrarë – eliminuar bashkëshortin e saj. I akuzuari Murat, i shtytur nga fjalët e saja së bashku me vëllaun e tij në bashkëkryerje ndërmarrin veprime me qëllim të privimit nga jeta të tani të ndjerit Abedin.
Rrëfimet e dëshmitarëve
Në procesin gjyqësor, prokuroria për të mbështetur aktakuzën e saj ka planifikuar të thërrasë një varg dëshmitarësh.
I pari në bankën e dëshmitarëve është thirru babai i viktimës Avdi Bytyqi.
“Më ka thirr reja, nusja e djalit të madh, edhe më ka thënë babë hajde se ka hupë Abedini, i thashë jo oj bijë se nuk është ai njeri që humbë”, kështu e ka nisur rrëfimin plaku.
Ai ka sqaruar që së bashku me dy vajzat e tij kishin shkuar në punëtorinë ku punonte bashkëshortja e të ndjerit Resmija: “I thashë çka u bo qysh me humbë Abedini, ajo e rrehke trupin me dorë edhe thojke e din Naimi (Grulaj), nga aty shkuam në stacion të policisë dhe ka shkuar kohë e gjatë derisa është gjet trupi i djalit”, tha dëshmitari.
Dëshmitari Avdi Bytyqi, tha se djali i tij tashmë i ndjerë kishte pasur raporte të mira me bashkëshorten e tij sa kishin qenë në bashkëjetesë familjare në fshat, ndërkohë ata ishin ndarë dhe kishin jetuar në banesë në Suharekë.
Derisa dha dëshminë e tij, duke treguar se djali i tij Abedini kishte qenë djalë shumë i mirë dhe se nuk kishte pasur probleme me askënd, shpërtheu në lot në sallë të gjykimit duke thënë “ma vranë se ma vranë djalin, po pse me ja djegë trupin”. Kjo situatë dhe gjendje emocionale e dëshmitarit bëri që trupi gjykues të ndërpresë seancën gjyqësore për disa minuta për t’u qetësuar.
Dëshminë e dha edhe Naim Grulaj, i cili kishte qenë shok i ngushtë me të ndjerin. Ai, tha se një ditë para se Abedini të zhdukej kishin ndejt së bashku në lokalin e tij në Suharekë.
“Po, më kujtohet kur në lokal ka hyrë Fadil Fetiu dhe ia ka kërku numrin e telefonit dhe Abedini ja ka dhënë numrin e tij”, tha Grulaj.
Dëshmitari, po ashtu tregoi se atë ditë së bashku me Abedinin kishin shkuar në fshatin Peqan, pasiqë Abedini do të punonte diçka në një shtëpi dhe më pas kishin shkuar në fshatin Banjë për të drekuar.
“Të nesërmen e kam thirr, deri në ora 15;00 ka pas qasje po nuk më është lajmëru, pas orës 15;00 nuk ka pas më telefoni i tij qasje“, tha ai.
Dëshmitari Grulaj tha se si shok i ngushtë që kishte qenë me të ndjerin, asnjëherë nuk i ishte ankuar për ndonjë problem me askënd.
Edhe dëshmitari Bajram Ademi, që ishte babai i të akuzuarës Resmije Bytyqi dhe xhaxhai i dy të akuzuarve tjerë Murat e Reshat Ademi, tha se kishte pasur raporte të mira me dhëndrin e tij tashmë të ndjerë ai e po ashtu edhe vajza e tij.
Sipas dëshmitarit, edhe sot nuk e dinë pse ka ardhur deri te vrasja e Abedinit dhe se nuk ka dyshime në askënd për vrasjen e tij, e aq më pak tha nga të akuzuarit që ishin vajza dhe dy nipërit e tij.
Për raportet e mira familjare, dëshmoi edhe Nurie Bytyqi, motra e të akuzuarës Resmije Bytyqi. Ajo tha se motra e saj, asnjëherë nuk ishte ankuar në Abedinin. /Kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Siljanovska Davkova: Liderët evropianë të gjejnë zgjidhje kreative për ne duke na e respektuar identitetin

“Nuk ka logjikë”, Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Të shtëna me armë në Prishtinë, plagoset një person

Ura e bashkëpunimit AAK-Nisma rrezikon të shembet pa Limajn

“Nuk po vrapojmë për të marrë rendin për qeverisje”, Krasniqi nga NISMA: Të tjerët e kanë zënë rendin, në dreka e darka me Kurtin

Shpresim Uka: Nazim Bllaca ishte i rekrutuar nga UDB-ja dhe përdorte shantazhe për përfitime materiale

Për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova, eksperti i sigurisë Shala: Është dezinformuar qëllimshëm

Shqiptari nga Ukraina rrëfen për luftën: Situata në terren sikur Kosova gjatë luftës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës