LAJMI I FUNDIT:

Babai i Rafinhas konfirmon transferimin e djalit te Interi, tregon arsyet dhe synimet e mesfushorit

Babai i Rafinhas konfirmon transferimin e djalit te Interi, tregon arsyet dhe synimet e mesfushorit

Babai i Rafinhas, i njohur si Mazinho ka konfirmuar se mesfushori i Barcelonës do të bashkohet me Interin dhe marrëveshje e gjitha është e kryer dhe pritet vetëm zyrtarizimi

Interi ka vendosur plotësisht të nënshkruajë me Rafinha në huazim me opsion blerje në fund të sezonit për 35 milionë euro plus tre milionë euro tjera bonuse.

Kjo marrëveshje u pranua në fund nga gjiganti katalunas dhe Mazinho ka shpjeguar edhe arsyet për transferimin e djalit të tij.


E kryer, Rafinha te Interi
Lexo po ashtu E kryer, Rafinha te Interi

“Rafinha dëshiron të bashkohet me Interin sepse ai thjesht dëshiron të luajë”, ka thënë fillimisht ish-mesfushori i Kombëtares së Brazilit për Globo Esporte.

“Është shumë e vështirë të hysh në skuadrën e Barcelonës pasi ka kaq shumë lojtarë të fortë dhe të mëdhenj”.

Rafinha dhe babai i tij, legjenda e Brazilit, Mazinho

“Ai gjithashtu kishte fat të keq kur pësoi atë lëndimin e madh në gju gjatë dy viteve të fundit”.

“Ai thjesht dëshiron të luajë, të ndjehet i lumtur dhe të bëjë atë që ai e do në një klub të shkëlqyer si Interi”.

Rafinha humb sezonin pas operimit të meniskut
Lexo po ashtu Rafinha humb sezonin pas operimit të meniskut

“Rafinha ka një kontratë me Barcelonën deri në vitin 2020. Ne jemi duke përgatitur një kontratë me Interin deri në vitin 2021”, përfundoi Mazinho.

24-vjeçari shënoi 11 gola në 79 paraqitje për Barçën, por ka bërë vetëm një ndeshje si zëvendësues këtë sezon, që nga kthimi i tij pas lëndimin të rëndë në gju. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

La Liga
Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bundesliga
Klubi i Ligës Premier shfaqet si pretendent për të nënshkruar me Endrick

Klubi i Ligës Premier shfaqet si pretendent për të nënshkruar me Endrick

Premier League
Përgjigja e Osimhen kur u pyet nëse do t'i bashkohet Man United këtë verë po bëhet virale

Përgjigja e Osimhen kur u pyet nëse do t'i bashkohet Man United këtë verë po bëhet virale

Premier League
Alvaro Morata zbulon arsyen befasuese pse nuk qëndroi gjatë tek Milani

Alvaro Morata zbulon arsyen befasuese pse nuk qëndroi gjatë tek Milani

Ndërkombëtare
Chelsea befason të gjithë, cakton çmimin e Cole Palmer për t'u ndarë verën e ardhshme

Chelsea befason të gjithë, cakton çmimin e Cole Palmer për t'u ndarë verën e ardhshme

Premier League
Kalo në kategori