Reperi nga Podujeva i cili jeton dhe vepron në Gjermani, Azet, momentalisht është duke qëndruar në Kosovë. 

Kjo ngase ai gjatë kësaj kohe është mjaft aktiv dhe i angazhuar në mbrëmje dhe koncerte të ndryshme, përreth vendit tonë.


Ndërkohë, sot (e diel) me rastin e festës së Kurban Bajramit reperi ka zgjedhur t'i ndihmojë nevojtarët.

68298014 498126524282205 8182684414308777984 n

Kjo u bë e ditur nga vet ai përmes disa postimeve që ka ndarë me ndjekësit në llogarinë e tij personale, Instagram.

"Urime festa e Kurban Bajramit të gjithëve", ka thënë në njërin prej postimeve ai.

Përveç tij, festën e kanë uruar edhe shumë yje të tjerë të estradës me postime të llojllojshme. /Telegrafi/

67873571 400878137214489 4102697381277990912 n

69406552 459701344613413 3327724507568799744 n