LAJMI I FUNDIT:

Azem Syla dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm

Azem Syla dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm

Ish-deputeti i PDK-së, Azem Syla, pas leximit të aktakuzës ka deklaruar se e ndjen vetën të pafajshëm për veprat penale që rëndojnë mbi të nga Prokuroria Speciale. Përveç Sylës, edhe të pandehurit e tjerë të cilët janë në këtë seancë gjyqësore janë deklaruar të pafajshëm në lidhje me pikat e aktakuzës raporton “zeri.info”.

“Nuk ndihem fajtorë për asnjë pikë të aktakuzës”, ka deklaruar Azem Syla.

Azem Syla i cili gjendet në paraburgim, së bashku me 38 të tjerëve po akuzohen nga Prokuroria Speciale e Kosovës se duke funksionuar si grup janë marrë me “krim të organizuar në pastrim të parave, nxjerrje të vendimeve gjyqësore të kundërligjshme, keqpërdorim të pozitës zyrtare; legalizimi të përmbajtjes së falsifikuar dhe Evazion fiskal”, dhe një mori veprash të tjera penale.


Sipas prokurorisë, ky grup ka qenë një grup i mirë organizuar dhe i struktura me hierarki afatgjate të cilët ja kanë marr Kosovës pronat shoqërore.

“Ky rast ka të bëjë me një grup të organizuar kriminal të strukturuar, me hierarki të organizuar dhe afatgjatë, i cili i ka privuar Kosovës pronat shoqërore. Ky grup i organizuar kriminal, aktiv prej vitit 2006, ishte i përbërë nga shqiptarë të Kosovës dhe anëtarë serbë”, kishte bërë të ditur Prokuroria Speciale e Kosovës.

Sipas prokurorisë, ky grup kriminal udhëhiqej nga ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Azem Syla.

Prokuroria pretendon se ky grup, duke funksionuar si grup i organizuar kriminal kanë bërë falsifikimin e vendimeve dhe dokumenteve zyrtare ku dhe kanë dëmtuar buxhetin dhe familjet serbe të Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën

Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën

Lajme
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Çmimet e tregut për barnat, sqarim i Telegrafit rreth reagimit të ATK-së: Artikulli është bazuar në informatat zyrtare të publikuara nga OFK

Çmimet e tregut për barnat, sqarim i Telegrafit rreth reagimit të ATK-së: Artikulli është bazuar në informatat zyrtare të publikuara nga OFK

Lajme
Kalo në kategori