Avonet akuzon KQZ-n për shkelje dhe konflikt të interesit gjatë punësimit të një zyrtareje administrative në Shtime

Rrjeti i organizatave “Avonet” që monitoron zhvillimet në institucione lokale dhe qendrore gjatë muajit të fundit ka bërë një hulumtim lidhur me punësimin e një zyrtareje nga ana e KQZ-së në Komunën e Shtimes. Kjo organizatë ka konstatuar se Launitë Ahmeti, është aktiviste e Lëvizjes Vetëvendosje në Shtime dhe punësimi i saj përbën shkelje dhe konflikt të interesit për KQZ-në, me arsyetim se në këtë pozitë si zyrtare administrative në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në Shtime ka dokumente koefidenciale dhe sensitive të partive politike.
Avonet, ka siguruar edhe fotografi në të cilat shihej aktivistja Launitë Ahmeti duke marrë pjesë në takime të lëvizjes Vetëvendosje dhe me kryetarin e kësaj komune Qemajl Aliu.
Prandaj ka kërkuar të anulohet konkursi i shpallur më 31.10.2024 nga KQZ-ja.
Kenan Gashi, drejtor ekzekutiv në Avonet, ka thënë për telegrafin se kjo pozitë (Zyrtar Administrativ për KKZ-në në Shtime) përfshinë trajtimin e dokumentacionit të ndjeshëm të të gjitha subjekteve politike në nivel komunal, prandaj punësimi i një aktivisteje është e pa pranueshme dhe përbën konflikt të interesit.
“Launite Ahmeti, si pjesë e detyrës së saj në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në Shtime, do të trajton dokumente që përmbajnë të dhëna sensitive për subjektet politike, kjo ngre çështje që lidhen me paanshmërinë, neutralitetin profesional dhe konfidencialitetin, të cilat janë të rëndësishme sipas Ligjit të Punës dhe akteve përkatëse që rregullojnë shërbimin civil në Kosovë”, ka thënë Gashi.
Ai ka kërkuar nga kryetari i komunës së Shtimes që mos ta shfrytëzon autoritetin e tij kur bëhej fjalë për punësimin e aktivistëve në pozita të ndjeshme e, që paraqesin shkelje dhe konflikte të interesit.
“Lidhjet politike të mëparshme të kandidates mund të ndikojnë në vendimmarrje ose trajtim të pabarabartë të subjekteve politike, kjo mund të përbëjë një konflikt interesi. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në detyrat që përfshijnë të dhëna të ndjeshme për partitë politike. Si Avonet, kërkojmë nga KQZ-ja në nivel qendror ta anuloi këtë konkurs, ndryshe do të iniciojmë procedure lidhur me hetim të mëtutjeshëm. Ndërkaq kryetarin Aliu e sugjerojmë që aktivistëve t’ia gjejë vendin e punës diku tjetër ku nuk përbën shkelje dhe konflikte të tilla”, ka kritikuar Gashi.
Në anën tjetër Telegrafi ka pyetur KQZ-n por nuk ka kthyer përgjigje deri në momentin e raportimit. Përgjigje nuk ka kthyer as Florije Mulaj që e drejton zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Shtime. Ndërkohë e pa qasshme ka qenë edhe e punësuara Launitë Ahmeti sikurse i pa qasshëm ka qenë edhe kryetari Qemajl Aliu.
Ndërkaq, Gashi nga Avonet ripërtëritë për rrezikun që mund të shkaktohet nga zyrtarja e punësuar në Komusionin Qendror të Zgjedhjeve në Shtime.
“Ne kërkojmë llogaridhënie nga KQZ-ja sepse egziston rreziku që znj. Ahmeti të ketë ndërhyrje në dokumente apo të ndikojë në përpunimin dhe administrimin e të dhënave të ndjeshme për shkak të përkatësisë së saj politike (LVV). Pastaj e pyesim këtë institucion se cilat mekanizma ka vendosur KQZ për të siguruar që personeli në pozita të tilla të ruajë paanshmërinë dhe integritetin profesional. A ka qenë në dijeni komisioni përzgjedhës për aktivitetet politike të znj. Ahmeti gjatë procesit të intervistimit dhe përzgjedhjes së saj, dhe nëse po, si është vlerësuar kjo në kontekstin e neutralitetit që kërkohet nga kjo pozitë”, ka shtuar Gashi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

"Rrenë qoftë" - bëhet viral reagimi i Gjestit kur mendon se ish-partneri i Eglit, Olsi Bylyku po hynte në shtëpinë e BBVA si banor në natën e parë

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin - Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës