Avokati i Popullit thotë se janë tri ankesa për parregullsi

Gjatë ditës së sotme në Zyrat e Institucionit të Avokatit të Popullit, janë paraqitur tri ankesa për parregullsi në procesin zgjedhor.
Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, për Radion Evropa e Lirë ka treguar se një ankesë është paraqitur në Zyrën qendrore në Prishtinë dhe dy të tjera në zyrën rajonale në Mitrovicë.
Institucioni i Avokatit të Popullit, për herë të parë gjatë procesit të votimit, ka mbajtur të hapur Zyrën qendrore dhe ato rajonale, me qëllim të pranimit të ankesave eventuale nga qytetarët.
Nga
Telegrafi
11/06/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































