LAJMI I FUNDIT:

Avokati i Popullit: Të hiqet mosha e fëmijëve për ata që marrin ndihma sociale

Avokati i Popullit: Të hiqet mosha e fëmijëve për ata që marrin ndihma sociale

Avokati i Popullit i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës, raportin me rekomandime përkitazi mbi ndryshimin dhe plotësimin e nenit 4 të Ligjit nr. 04/l-096 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2003/15 për skemën e ndihmës sociale në Kosovë.

“Qëllimi i këtij raporti është t’i rekomandojë Kuvendit të Kosovës ndryshimin dhe plotësimin e nenit 4, të Ligjit i cili kushtëzon ndarjen e ndihmës sociale familjeve që kanë fëmijë nën moshën pesë (5) vjeçare. Raporti gjithashtu arsyeton domosdoshmërinë e ndryshimit të nenit 4 të Ligjit në raport me standardet ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, me fokus të veçantë në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, pasi me ketë kufizim po rëndohet edhe më shumë jeta dhe mirëqenia e qytetarëve të cilët janë në gjendje të rëndë ekonomike”, thuhet në një njoftim nga Avokati i Popullit.

Avokati i Popullit vëren se zbatimi i nenit 4 të ligjit ka shkaktuar që shumë familje në gjendje të rëndë materiale, të mbesin edhe pa ndihmën sociale, të cilën e gëzonin deri në momentin kur fëmija mbush pesë (5) vjeç.


Pavarësisht faktit që janë bërë ndryshime të nenit 4 të Ligjit nr. 2003/15, kjo në fakt nuk e ka përmirësuar gjendjen e familjeve të varfra me vet faktin e kufizimit të moshës së fëmijëve.

Për me tepër kushtet e përcaktuara për ndihmë sociale, me dispozitat ligjore në fuqi kanë ndikuar në keqësimin e gjendjes ekonomike të shumë familje, duke shkaktuar edhe pengesa dhe vështirësi në mirërritjen e fëmijëve dhe mirëqenien e familjeve në përgjithësi, veçmas qytetarët nga komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian.

Avokati i Popullit vëren se neni 4 i Ligjit, përtej çdo dyshimi shkel interesin më të mirë të fëmijës, madje mungesa e ndihmës sociale për fëmijë dhe familje në nevojë, kushtëzon dhe ndikon në shëndetin fizik dhe mental të fëmijës, si dhe në edukimin e zhvillimin e mëtutjeshëm të tij.

Në bazë të analizës, vlerësimeve dhe konstatimeve, Avokati i Popullit i rekomandon Kuvendit të Kosovës ndryshimin e nenit 4, paragrafi 5 të Ligjit nr. 04/l-096 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 2003/15 për Skemën e Ndihmës Sociale në Kosovë, në mënyrë që kufizimi i moshës pesë (5) vjeçare të fëmijës, të ngritët në moshën tetëmbëdhjetë (18) vjeçare, në pajtim me nocionin e termit “fëmijë” dhe në qëllim të përmbushjes së obligimeve Kushtetuese.

Në trend Lajme

Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Lajme
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

Lajme
Kalo në kategori