LAJMI I FUNDIT:

Avokati: Cozman lirohet të enjtën

Avokati: Cozman lirohet të enjtën

Asdren Hoxha tha se sot u sqarua që klienti i tij nuk ka shtënë me armë në përleshjen e djeshme në qendër të Prishtinës.

Sipas avokatit, reperi Cozman nuk duhet të dyshohet as për pjesëmarrje në rrahje, sepse ai nuk e ka goditur askënd por është goditur nga të tjerët.

Asdren Hoxha, avokati i reperit Ylber Abdullahu, i njohur si Cozman, tha se klienti i tij nuk ka qenë personi i cili ka shtënë me armë në incidentin e djeshëm në qendër të Prishtinës. Kjo, sipas tij, është sqaruar sot.


“I mbrojturi im Ylber Abdullahu me nofkën Cozman nuk është ai person që ka shtënë me armë, dhe mendoj se sot është sqaruar edhe pas zhvillimit të procedurave të nevojshme policore është sqaruar se ai nuk është që ka shtënë me armë”, tha Hoxha.

Avokati theksoi se sot ka kuptuar që klienti i tij më nuk do të dyshohet për veprën penale të vrasjes në tentativë por vetëm për pjesëmarrje në rrahje.

Por, edhe kjo sipas tij është e padrejtë pasi që Cozman në këtë rast është i dëmtuar.

“Kam kuptuar se i mbrojturi im nuk do të dyshohet për veprën penale të vrasjes në tentativë ashtu siç është paraburgos fillimisht por do të dyshohet për veprën penale të pjesëmarrjes në rrahje, çka është e padrejtë pasi që i mbrojturi im është ai që ka pësuar goditje e jo që ka dhënë goditje”, tha Hoxha.

Avokati tregoi se Cozman do të lirohet dhe se ndaj tij nuk do të ushtrohet kërkesë për paraburgim nga prokuroria. “Me rëndësi është se ndaj tij nuk do të ushtrohet kërkesë për caktimin e paraburgimit dhe i njëjti do të lirohet në procedurë të rregullt. E kam fjalën për çështjen në fjalë për të cilën është ndaluar”, tha Hoxha.

Sipas avokatit, Cozman do të lirohet nesër pasi që të skadojë ndalimi prej 48 orësh.

“Unë sipas informacioneve që kam nga prokuroria e shtetit i njëjti do të lirohet kur të skadon kjo masë e ndalimit. Ndaj tij është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve dhe ajo skadon tek nesër”, tha Hoxha.

Avokati tregoi se ndaj Cozmanit është paraqitur një urdhëresë për sjellje në një nga institucionet e drejtësisë për një rast tjetër edhe se kjo është arsyeja që ai nuk do të lirohet sot.
/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Magazina
Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Magazina
Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

Magazina
Momenti kur banorët vërejnë mungesën e Gjestit pas tentativës për arratisje

Momenti kur banorët vërejnë mungesën e Gjestit pas tentativës për arratisje

Magazina
Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Magazina

"Mu ngushtua për brenda zemra, desha të ikja", Gjesti diskuton me Eglin pas momentit kur dyshohet se tentoi të arratisej nga BBVA

Magazina
Kalo në kategori