LAJMI I FUNDIT:

Avni Kastrati i PDK-së qëndron prapa aktakuzës së prokurorisë ndaj Agim Bahtirit! (Dokument)

Avni Kastrati i PDK-së qëndron prapa aktakuzës së prokurorisë ndaj Agim Bahtirit! (Dokument)

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 1 mars 2016 ka ngritur aktakuzë ndaj kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri, të cilin e akuzon keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, nga neni 422 par. 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Pas ngritjes së aktakuzës, kryetari Bahtiri kishte deklaruar se ajo është politike, me qëllim që, sipas tij, ta dëmtojnë politikisht dhe ka shprehur bindjen se do të del plotësisht i pafajshëm.

Me rastin e publikimit të aktakuzës nuk u tha se kush e bëri kallëzimin penal, për të cilin një medium disa ditë më vonë raportoi se atë e kishte bërë Policia e Kosovës. Mirëpo, sipas portalit Veriu.info, e vërteta doli se ishte ndryshe.


Ky portal ka siguruar Kallëzimin Penal të bërë ndaj Agim Bahtirit dhe të tjerëve, i cili është bërë më 02 shkurt 2016 dhe siç shihet në dokument, ai është bërë nga kryetari i degës së PDK-së në Mitrovicë, Avni Kastrati, e i cili pas publikimit të aktakuzës nuk ka thënë asnjë fjalë, njëjtë sikurse zyrtarët e tjerë të degës së PDK-së në Mitrovicë.

Kryetari i degës së PDK-së në Mitrovicë Avni Kastrati, më 29 janar 2016 kishte autorizuar avokatin Naseri Peci që të parashtrojë kallëzim penal ndaj kryetarit Agim Bahtiri, me arsyetimi se i njëjti ka keqpërdorur procedurat e prokurimit publik.

Siç shihet në dokumentin e siguruar, avokati Naser Peci në emër të degës së PDK-së në Mitrovicë më 2 shkurt 2016, vetëm brenda tri ditësh, ka përpiluar dhe dorëzuar kallëzimin penal në Prokurorinë Speciale të Kosovës në Prishtinë, për shkak se siç thuhet, duke shfrytëzuar dhe tejkaluar kompetencat zyrtare është dëmtuar buxheti i komunës së Mitrovicës.

Në kallëzim penal janë cekur një varg pikash, sipas të cilave zyrtarët komunal kanë bërë shkelje me rastin e lidhjes së kësaj kontrate.

Në kallëzimin penal, shihet se ai është bërë ndaj Zyrtarit Kryesor Administrativ, kryetarit Agim Bahtiri, zyrtarit kryesor të prokurimit Haxhimet Ferati dhe zyrtarit kryesor financiar, pozitë të cilën e ushtron Adem Voca, por që Prokuroria Speciale ndaj tij nuk ka ngritur aktakuzë.

Pra, menjëherë prokurori Agron Bajrami kishte nisur hetimet dhe më 1 mars, procedurë e cila mund të konsiderohet si rekorde në gjyqësinë kosovare, Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri, Zyrtarit Kryesor të Prokurimit në këtë komunë, Haxhimet Ferati, si dhe Gazmend Kelmendit, drejtor i degës në Kosovë të Operatorit Ekonomik HESALIGHT A/S.

Veriu.info ka provuar të kontaktoj me kryetarin e degës së PDK-së në Mitrovicë, Avni Kastati, por ai nuk ka dashur të prononcohet, duke thënë: “Sa i përket prononcimit, nuk mendoj se është momenti”.

Ndryshe, Agim Bahtiri para një viti kishte nënshkruar një kontratë për ndriçimin publik në vlerë prej 760 mijë euro, me arsyetimin se dritat që do të ndërron e kursejnë rrymën për 88%.

Ai pas ngritjes së aktakuzës kishte thënë se komuna ndanë çdo vit 155 mijë euro për ndriçim publik që përfshinë 45% të qytetit, ndërsa me kontratën e nënshkruar qyteti ndriçohet plotësisht, kurse komuna do të paguan për shpenzime vetëm 18 mijë euro në vit. Derisa me kursimin prej 137 mijë euro do të paguhet kompania daneze në afat prej 5 vite e gjysmë, ku pastaj dritat do të mbesin dhe shpenzimet do të zvogëlohen nga 155 mijë në 18 mijë euro.

Veriu.info mëson se ky kallëzim penal kryetari i degës së PDK-së ka ardhur, pak ditë pasi që në janar 2016 kryetari Agim Bahtiri kishte autorizuar juristët komunal për përgatitjen e një kallëzimi penal ndaj ish kryetarit të komunës, Avni Kastrati, të cilin do ta akuzoj se ka tjetërsuar pronën komunale, duke i thënë tokë komunale në qendër të qytetit me vendim të vet një ish drejtori komunal të tij, për ndërtimin e një shtëpie, ani pse sipas ligjit toka komunale mund të jepet në shfrytëzim vetëm me vendim të Kuvendit Komunal.

Ndryshe, historia e kallëzimeve penale ndërmjet Agim Bahtirit dhe Avni Kastratit është e mëhershme, pasi që ishte kryetari aktual i Mitrovicës, ai i cili në prill të vitit 2014 kishte ushtruar kallëzim penal ndaj ish kryetarëve të Mitrovicës, Avni Kastrati e Bajram Rexhepi, të cilët i kishte akuzuar për manipulim me prona komunale, duke marrë vendime të kundërligjshme në lidhje me një pronë komunale prej 2.5 hektarësh, pasi që e njëjta u është dhënë në shfrytëzim, si parcelë komunale, dy subjekteve të ndryshme. Mirëpo, ky rast nuk ka shkuar tutje edhe pse po kalojnë dy vite.

Këtu është fjala për OJQ “SPARK Amsterdam”, e cila më 8 tetor 2013 kishte bërë padi ndaj komunës së Mitrovicës, prej së cilës kërkon 1 milion e 238 mijë euro dëmshpërblim për shkak të një vendimi të marrë nga ish kryetari Avni Kastrati. Seanca e parë gjyqësore për këtë rastë është mbajtur më 30 dhjetor 2015, ani pse kryetari Bahtiri në nëntor të vitit të kaluar kishte ftuar në takim drejtorin e kësaj organizate dhe donatorët, që janë ambasada e Holandës, Zvicrës dhe Suedisë, por të cilët edhe pas kërkesës së Bahtirit, nuk kishin pranuar të tërhiqen nga padia e bërë në kohën e Kastratit.

Në anën tjetër, Avni Kastrati më kishte denoncuar Agim Bahtiri në Agjencinë Kundër Korrupsionit, duke e akuzuar se ka konflikt interesi në një rast të caktuar, mirëpo kjo agjenci më 19.03.2015 kishte nxjerrë një vendim me të cilin hidhej poshtë pretendimi i Kastratit dhe konstatohej se Bahtiri nuk është në konflikt interesi.

111

222

333

Në trend Lajme

Më shumë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Kalo në kategori