LAJMI I FUNDIT:

Avancime masive në Universitetin e Prizrenit

Avancime masive në Universitetin e Prizrenit

Mungesës së zgjedhjes së rektorit të ri, ‘ia kanë parë hajrin’ shumë punëtorë të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizrenit.

Ata janë avancuar nëpër pozita të ndryshme.

Avancimet janë bërë nga Sekretari i Përgjithshëm, Burim Berisha.


Kryesuesi i Këshillit Drejtues të UPZ-së, Bedri Muhadri, ka kërkuar ndërkaq anulimin e avancimeve. Saktësisht ka kërkuar anulimin e një konkursi të brendshëm, i cili është shpallur me datën 2.11.2018.

“Kam kërkuar që të anulohet konkursi, por sekretari nuk e ka anuluar”, tregon Muhadri për “PrizrenPress”.

“Për këtë rast jam ankuar edhe në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës”.

Muhadri, në vendimin për anulimin e konkursit, të cilin e ka siguruar “PrizrenPress”, ka dhënë disa arsye pse duhet të anulohen avancimet.

“Këshilli drejtues është përgjegjës për të gjitha vendimet lidhur me çështjet financiare, në mënyrë që të sigurojë kushte të përshtatshme për veprimtarinë e qëndrueshme financiare të Universitetit”.

Muhadri, thotë se në mungesë të rektorit, kompetencat i kalojnë kryesuesit të Këshillit drejtues të UPZ-së.

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, ka mbetur pa rektor. Zgjedhja e rektorit të ri, Ismet Temaj, ka përfunduar në Gjykatën Themelore të Prizrenit, pas kontestimit nga ish-rektori, Ramë Vataj.

Burimet e “PrizrenPress”-it brenda UPZ-së, kanë bërë të ditur se nga koha e mos-rizgjedhjes së Vatajt, në këtë institucion kanë filluar avancimet nëpër pozita të shumë punëtorëve.

“Krejt janë bërë shefa pa pasur as punëtorë ”, tregon për portalin, një burim brenda UPZ-së.

Sekretari i Përgjithshëm, Burim Berisha thotë ndërkaq se, kryesuesi i Këshillit drejtues, Bedri Muhadri “po përzihet” në punët e huaja.

“Kryesuesin e Këshillit drejtues e kam paditur në gjykatë, për përzierjen e tij në kompetencat e sekretarit”.

Ai tregon se të gjitha avancimet janë bërë në përputhje me ligjin.

“Edhe për konkursin për të cilin po flisni kam kërkuar interpretim ligjor nga Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil…”.

Gjykata Themelore e Prizrenit, javën e kaluar ka vendosur për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të Këshillit Drejtues të universitetit “Ukshin Hoti” lidhur me zgjedhjen e rektorit të këtij institucioni të lartë të arsimit.

Ky vendim i gjyqësorit është marrë si masë e sigurimit, pas padisë që ish-rektori i UPZ-së, Ramë Vataj, ka bërë ndaj vendimit të KD të UPZ-së, për zgjedhjen e Ismet Temajt në postin e rektorit të këtij universiteti.

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori