Artistja shqiptare me renome botërore, Ava Max, ka publikuar klipin e saj më të ri.
Bëhet fjalë për videon muzikore të këngës “My Head & My Heart”, e cila është pjesë e albumit të saj më të fundit.
Se është një këngë shumë e pëlqyeshme dhe e kapshme për veshin e publikut, këtë e ka vërtetuar edhe fakti se deri më tani ajo numëronte mbi 10 milionë klikime në kanalin YouTube vetëm në versionin audio.
Në klipin e këngës, Ava Max vjen me një paraqitje mjaft atraktive dhe provokuese, duke mos hezituar të vërë në pah linjat e saj atraktive trupore.
Po ashtu në disa skena, këngëtarja ka realizuar një koreografi interesante rrethuar me shumë statistë, duke i dhënë kështu një kuptim edhe më të veçantë klipit.

“My Head & My Heart” është vetëm një nga këngët e albumit të saj shumë të suksesshëm “Heaven and Hell”, të cilin ajo e publikoi në muajin shtator të vitit të kaluar.
Ava Max në një intervistë ekskluzive për Telegrafin në fillim të këtij viti, foli për atë se sa e lumtur ishte për suksesin që albumi i saj debutues shënoi.
“Heaven & Hell” është një album rreth dualitetit. Bëhet fjalë për tensionin mes së mirës dhe të keqes, së drejtës dhe së gabuarës, mes po-së dhe jo-së. Unë mendoj se të gjithë e ndiejmë atë tension çdo ditë në mënyrën se si veprojmë, atë që themi dhe veprimet që zgjedhim – është një nga ballafaqimet më të mëdha të jetës. Më pëlqen ta ekspozoj atë përmes muzikës time – dhe ju mund ta shihni atë në shumë tituj si: “Sweet but Psycho” apo “Kings and Queens”. Unë dua që muzika ime të jetë himnike dhe fuqizuese dhe kjo është ajo çfarë ka ky album. Unë dua që njerëzit të vallëzojnë. Unë dua që njerëzit të ndjehen të fortë sikur të mund të marrin ëndrrat e tyre në dorë. Kjo është ajo që unë vendos në muzikën time”, ka thënë këngëtarja shqiptare. /Telegrafi/

Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Eva Longoria shkëlqen në një fotosesion mahnitës dhe promovon projektin e ri me Disney+

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë