Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Ava Max, ka publikuar këngën e saj më të re.

“Million Dollar Baby” mban titullin kënga e saj e re, e cila është ritmike e zhanrit pop.


Kjo këngë është ndër të parat që ajo publikon nga albumi i saj i dytë në ardhje, që do të titullohet “Diamonds & Dancefloors”.

Ashtu si thuajse në çdo klip tjetër të saj, Ava Max nuk hezitoi që edhe në videon muzikore të këngës së saj të re të shfaqet me një performancë të veçantë.

Artistja, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Koçi po vazhdon të jetë e suksesshme në tregun ndërkombëtar të muzikës.

Pak ditë më parë ajo ishte e ftuar në ceremoninë e madhe të ndarjes së çmimeve, MTV Video Music Awards, pjesë e së cilës ishte edhe shqiptarja tjetër e famshme, Bebe Rexha. /Telegrafi/

unknown 301717389 483557620261643 8756823228670739504 n Ava Max në MTV VMA 2022 (Foto: Ava Max/Instagram)

unknown 302183383 1063396974311902 5235614738041859575 n Ava Max në MTV VMA 2022 (Foto: Ava Max/Instagram)

unknown 301879315 113732521454568 3575980010588213942 n Ava Max në MTV VMA 2022 (Foto: Ava Max/Instagram)

unknown 301846747 454042923316721 3142936499324774393 n Ava Max në MTV VMA 2022 (Foto: Ava Max/Instagram)