Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ava Max, po vazhdon të jetë shumë aktive gjatë verës me projekte muzikore e koncerte të shumta.

Pavarësisht orarit të ngjeshur të punës, 29-vjeçarja po gjen kohë edhe për pushime.


Ajo ka publikuar së fundmi disa fotografi në rrjetin social Instagram, ku ka pozuar me bikini gjatë disa ditëve të pushimit në Francë.

363875954 998418517861410 2604450528064961266 n

Ava Max bashkë me familjarët e saj kanë zgjedhur Kanën si destinacion për të shijuar pushimet e verës.

Artistja me origjinë nga Shqipëria mund të shihet duke pozuar me bikini të kuqe me lule, teksa vë në pah linjat e tonifikuara të trupit.

363846984 1255421088472980 7062702590794491408 n

Ava Max përndryshe është duke shijuar suksesin e albumit të saj më të fundit, “Diamonds & Dancefloors”, të cilin e nxori në shitje këtë vit.

363505529 1602629616927082 4040555809537996427 n

Shqiptarja është bërë gjithashtu pjesë e filmit “Barbie”, duke kënduar një prej temave muzikore të filmit, të titulluar “Choose Your Fighter”. /Telegrafi/

364208479 1356505248237884 8992446026271364962 n

364193736 1008106430315412 500721050777506436 n Foto: Ava Max/Instagram

364275764 1220868795222999 3574901573948883467 n Foto: Ava Max/Instagram