Ava Max është një prej këngëtareve shqiptare që ka arrit majat e muzikës ndërkombëtare.

Dhe artistja e famshme sonte (2 tetor), po mban koncertin e radhës në kundër të turneut në Amerikës.


Përmes disa imazhe që ka ndarë me mbi 2.4 milionë ndjekësit e saj në Instagram, ajo tregoi se është bërë gati për shfaqjen në Los Angeles.

avamax 243946272 586210345866623 2341470619003271508 n Foto: Ava Max/Instagram

27-vjeçarja shihet e veshur në stilin e saj unik, në një kostum me ngjyrë të kuqe nga materiali I lëkurës, të cilin e kompletonin disa detaje me zinxhir metali.

Këngëtarja me prejardhje shqiptare la të lira flokët e gjata bionde, ndërsa vendoi grim të theksuar duke kombinuar buzëkuqin me veshjen.

avamax 243724470 1720802111447075 7993445955258112058 n 1 Foto: Ava Max/Instagram

“A jeni gati për koncertin në Los Angeles sonte??!!”, ka shkruar Ava në mbishkrimin e imazheve.

Ndërkohë, kujtojmë që së fundi Amanda Koci (emri i vërtetë) u paraqit në ballinën e revistës së njohur “Cosmopolitan Japan”. /Telegrafi/