AUV ndalon importin e 26 tonëve mish pule nga Brazili

Nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari njoftojnë se në vendkalimin kufitar Qafë thanë inspektorët e AUV-së kanë ndaluar importin e mbi 26 tonëve mish pule i ngrirë nga Brazili. Siç bëjnë të ditur nga AUV pas nxjerrjes së endimit për ndalim importi nga veterinerët zyrtarë të AUV-së, është kthyer në vendin eksportues – Brazil.
“Inspektorët e Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari në vendkalimin kuftari Qafë Thanë kanë ndalur importin e mbi 26 ton mish pule i ngrirë pa kockë, për shkak të mosplotësimit të kushteve për import. Dërgesa me 2167 paketime me nga 12 kilogram mish i ngrirë pule, pas nxjerrjes së Vendimit për ndalim importi nga veterinerët zyrtarë të AUV-së, është kthyer në vendin eksportues – Brazil. Ndalimi i importit është vendosur pasi dërgesa ishte në kundërshtim me vendimin për ndalim të importit të kafshëve të gjalla, produkteve dhe nënprodukteve me origjinë shtazore nga Brazili, me qëllim mbrojtjen nga futja e virusit të gripit aviaron me patogjenitet të lartë (gripi i shpendëve). Sipas këtij vendimi, ndalohet importi i dërgesave që rrjedhin nga kafshë të therura, të ngarkuara dhe të certifikuara para datës 1 gusht 2025″, thuhet në komunikatën e Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari.







































