Kosova nuk po arrin të mbikëqyrë apo të monitorojë raste të mundshme me variantin britanik të coronavirusit.
Autoritetet shëndetësore në janar të këtij viti, kanë konfirmuar se varianti i ri është prezent në Kosovë.
Sali Ahmeti, infektolog në Klinikën Infektive të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), tha se testimet për rastet e tilla nuk po mund të bëhen në Kosovë.
“Nuk po kemi mundësi që këtu te ne të testojmë në mënyrë rutinore për variantet e reja. Por, mendoj se varianti i ri është në mesin tonë”, tha Ahmeti.
Në nëntor të vitit të kaluar, 19 mostra të dyshuara për rastet e reja ishin dërguar në Itali, por rezultatet kishin rezultuar negative.
Kurse më vonë, konkretisht në fund të muajit janar, Ministria në detyrë e Shëndetësisë pati njoftuar se nga 30 mostrat e dërguara për analizë në një laborator në Gjermani, tringa to kanë rezultuar pozitive me variantin e ri britanik.
Që nga ajo kohë autoritet shëndetësore nuk kanë dhënë ndonjë njoftim për rastet tjera të mundshme.
Varianti i ri i virusit është krijuar si rezultat i ndryshimeve mutative, pra mutacioneve që pësojnë viruset.
Sipas ekspertëve, varianti i ri është më ngjitës sesa varianti fillestar i koronavirusit, që u shfaq për herë të parë në fund të 2019-ës në Vuhan të Kinës.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se ky variant tashmë është përhapur në mbi 70 vende të botës.
Por, ky nuk është i vetmi variant i koronavirusit. Dy variante të reja janë zbuluar në Brazil dhe Afrikë të Jugut, po ashtu.
Infektologu Ahmeti tha se po të ishte e mundshme që raste e tilla të dyshuar të testohen, do të ishte në lehtësim për sistemim shëndetësor.
“Do të ishte mirë edhe për stafin shëndetësor të kemi një pasqyrë për variantin e ri të virusit. Por, mendoj se jo të gjitha shtetet kanë mundësi të bëjnë testim të tillë”, tha Ahmeti.
Ai shtoi se ajo që dihet tashmë për këtë lloj të virusit është se masat terapeutike nuk kanë ndryshuar, ashtu sikurse kujdesi që duhet të kenë njerëzit me masat mbrojtëse.
Radio Evropa e Lirë ka provuar të marrë një përgjigje nga drejtori i Institutit të Kosovës për Shëndetësi Publike, Naser Ramadani, lidhur me masat që janë duke i ndërmarrë për këtë çështje, po ashtu edhe nga Ministri Shëndetësisë në detyrë, Armend Zemaj, por ata nuk janë përgjigjur.
Nga ana tjetër, Hana Xhemajli, specialiste për hulumtime të pandemive, tha se Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Kosovës për Shëndetësi Publike do të duhej të merreshin më shumë me mundësinë e përhapjes së variantit të ri të koronavirusit.
Sipas saj, Kosova dhe banoret e saj, pa shkak të mosrespektimit të masave, janë të rrezikuar nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi dhe variantet e reja të tij.
“Ne i kemi hequr edhe pak rregulla që i kemi pasur duke u zbatuar. Shihet një apati po me duket, gjithëpërfshirëse, kur njerëzit nuk janë më duke u ruajtur shumë nga virusi”, tha Xhemajli.
Ajo tha se Instituti i Kosovës për Shëndetësi Publike dhe Ministria në detyrë e Shëndetësisë, duhet të jenë më transparente për të shpjeguar se çka po ndodh me rastet dhe variantin e ri të koronavirusit.
“E kam dëgjuar Institutin [IKSHPK] në të kaluarën duke shpjeguar se kanë dërguar disa mostra [jashtë vendit për testim] për këtë çështje. Do të doja që të ketë më shumë fokus nga institucionet rreth kësaj çështjeje, ndoshta zgjedhjet e kanë bërë të veten. Janë tri mutacione të ndryshme të viruseve që janë aktuale në botë, e ne ende nuk e kemi bërë pjesë as të diskutimit”, tha Xhemajli.
Që nga 13 marsi i vitit 2020 deri më 21 shkurt 2021, në Kosovë janë regjistruar 65.982 raste me koronavirus. Prej tyre 1,571 pacientë kanë vdekur. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Zgjedhjet e 9 shkurtit – fushata e subjekteve politike e shoqëruar me akuza, gjoba dhe gjuhë të urrejtjes
PTHP me hetim ndaj një 55 vjeçari për posedim dhe tregtim të paautorizuar të armëve
Koalicioni për “Kosovën Fituese” sot mban tubimin e radhës në Kamenicë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova