LAJMI I FUNDIT:

Autoritetet duan ta zgjerojnë Kanalin e Suezit pas ngjarjes me anijen Ever Given

Autoritetet duan ta zgjerojnë Kanalin e Suezit pas ngjarjes me anijen Ever Given

Autoritetet egjiptiane thanë këtë javë se kanë në plan të zgjerojnë dhe të thellojnë pjesët e Kanalit të Suezit, për t’u mos përsëritur ngjarja që kishte ndodhur në mars me anijen Ever Given.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, në një fjalim televiziv të martën, kreu i Autoritetit të Kanalit të Suezit (SCA), Osama Rabie, tha se një shtrirje prej 18.6 miljesh e rrugës ujore do të zgjerohej me rreth 40 metra, si dhe do të thellohej me 10 metra, për të përmirësuar lëvizjen e anijeve në zonë.

Bazuar në deklaratën e tij, zgjerimi i kanalit do të zgjasë rreth dy vjet.


Nis lëvizja e anijeve në Kanalin e Suezit
Lexo po ashtu Nis lëvizja e anijeve në Kanalin e Suezit

Presidenti egjiptian, Abdel-Fattah El-Sisi, i cili gjithashtu foli në ngjarje, theksoi se ai nuk dëshiron që të mobilizojë fonde “të mëdha” publike për projektin.

Ndryshe, anija Ever Given ishte bllokuar për gjashtë ditë në Kanalin e Suezit gjatë muajit mars, duke i detyruar disa anije të ri-drejtoheshin, derisa qindra anije të tjera duhej të prisnin në mënyrë që Ever Given të lirohej. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Donald Trump shkarkon oficerin më të lartë ushtarak amerikan - cili është shkaku?

Donald Trump shkarkon oficerin më të lartë ushtarak amerikan - cili është shkaku?

Amerika
Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Botë
Zgjedhjet kombëtare në Gjermani - kush është favorit për të fituar?

Zgjedhjet kombëtare në Gjermani - kush është favorit për të fituar?

Evropa
“Ëndrra e Shkretëtirës”: Detaje dhe pamje - kështu do të duket ‘treni me pesë yje i Arabisë Saudite’

“Ëndrra e Shkretëtirës”: Detaje dhe pamje - kështu do të duket ‘treni me pesë yje i Arabisë Saudite’

Botë
Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Botë
Kalo në kategori