Një djalë i ri mbi 20 vjeç, ka humbur jetën tragjikisht në një aksident rrugor në aksin Lushnjë- Berat.
Viktima Petro Piti ishte duke drejtuar një autobot të mbushur me hidrokarbure kur u përplas me një mjet bujqësor që drejtohej nga Albert Toska, 41 vjeç. Aksidenti ndodhi pranë fshatit Kashtë Bardhë.
Pas përplasjes traktori ka përfunduar i copëtuar në kanal, ndërsa autoboti u kthye mënjanë në krahun e shoferit, duke e zënë poshtë drejtuesin e mjetit që përfundoi në tokat bujqësore. Banorët e zonës kanë dëgjuar zhurmën e fortë dhe shkuan të parët për ti dhënë ndihmë të aksidentuarit.
Dinamika e aksidentit
Sipas dëshmitarëve, drejtuesi i mjetit bujqësor ishte gati në frenim, për të marrë gruan e tij në traktor, por ka parë autobotin që po vinte me shpejtësi dhe është hedhur nga mjeti i tij. Viktima ka frenuar aq fort, sa është krijuar një e çarë e madhe në asfalt . Nga frenimi autoboti ka dalë nga rruga kryesore dhe është përmbysur në tokat bujqësore, duke marrë me vete dhe shkulur nga toka edhe 100 metër karrexhatë metalike anësore. Dyshohet se viktima e ka parë me vonesë traktorin nga errësira dhe pavarësisht frenimit ai nuk e shmangu dot përplasjen.
Për gati një orë dhjetëra banorë të zonës, policia e Lushnjës, zjarrfikës dhe një mjet bujqësor janë përpjekur të nxjerrin viktimën nga mjeti, i cili e kishte zënë poshtë, me shpresën se ishte gjallë. Petron e fusin në ambulancë, por ai ishte pa shenja jete. I riu është dërguar në spitalin e Lushnjës, por jeta e tij është prerë në mes.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit bujqësor për ta marrë në pyetje rreth aksidentit. Petro Piti ishte pronar i kompanisë MONOPETROL nga Berati. Aksi rrugor Lushnje – Berat është kthyer në një pikë të rrezikshme aksidentesh, për shkak të mungesës së ndriçimit dhe daljes së mjeteve bujqësore në rrugë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë xhamitë e Kosovës ligjërohet edhe për zgjedhjet
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Kapen narkotikë e para false në Prishtinë, prangosen dy të persona
Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Parashikimi i motit për ditën e zgjedhjeve në Kosovë: Kush voton herët, përgatitet për të ftohtin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti