Në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, psikologia klinike Jeta Deva ka folur për autizmin, simptomat e hershme, diagnostikimin e trajtimin.

Deva, e cila është drejtoreshë ekzekutive e Asoaciacionit Nacional për Autizmin potencoi se autizmi nuk është sëmundje, por një çrregullim neurozhvillimor.


“Autizmi është një çrregullim neurozhvillimor, nuk është sëmundje sepse shumë herë ka ndodh të keqkuptohet.. autizmi është vetëm një mënyrë tjetër se si perceptohet bota prej anës së tyre... dhe zakonisht kanë vështirësi në tri fusha të zhvillimit, me komunikimin, socializimin dhe sjelljet strikte repetitive apo fiksimet, interesimet e fokusuara në një pikë...”, tha ajo.

Psikologia tha se ka raste që për shkak të vonesës në të folur të fëmijëve, pastaj rrjedhimisht edhe të shoqërohen me të tjerë diagnostikohen gabimisht me autizëm.

Deva, si drejtore ekzekutive e Asociacionit Nacional për Autizmin bëri thirrje që të ndihmohet ky Asociacion në mënyrë që të arrijnë t’i dalin në mbështetje personave me spektër autikë.

Podcasti "Shëndeti në rend të parë" mbështetet nga kompania Muqa Solar. /Telegrafi/