LAJMI I FUNDIT:

Ausilio: Synojmë t’i mbajmë Young dhe Sanchez

Ausilio: Synojmë t’i mbajmë Young dhe Sanchez

Drejtori sportiv, Piero Ausilio ka konfirmuar se Interi ka shfrytëzuar opsionin për të zgjatur kontratën e Ashley Young dhe synojnë të mbajnë edhe Alexis Sanchez.

Ish-reprezentuesi anglez mbërriti në janar dhe nënshkroi një marrëveshje gjashtëmujore me një mundësi për një vit tjetër, duke iu bashkuar ish-shokëve të tij të skuadrës në Manchester United, Alexis Sanchez dhe Romelu Lukaku.

Ausiolio tani ka konfirmuar se Young do të mbetet në Giuseppe Meazza në sezonin 2020-21 dhe është zotuar se do t’i japë një shans Sanchezit për të ‘vërtetuar vlerën e tij’.


Interi i bindur që të vazhdojë edhe për një vit me Ashley Youngun
Lexo po ashtu Interi i bindur që të vazhdojë edhe për një vit me Ashley Youngun

“Mund të them që ne kemi shfrytëzuar opsionin për Young”, ka thënë fillimisht Ausilio për Sky Sport Italia.

“Ne synojmë t’i mbajmë të gjithë, përfshirë edhe Alexis Sanchezin”.

“Ai kishte bërë shumë mirë para dëmtimit, mendoj për ndeshjet kundër Barcelonës dhe Sampdorias. Më kujtoi sezonet më të mira në Udine dhe me Arsenalin”.

“Ai ishte për të ardhur keq, por mund të shndërrohet në një mundësi për të, këtë pushim të detyruar, që ai të tregojë vlerën e tij”, përfundoi drejtori sportiv i Interit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Atletico Madridi lëshoi ​​një deklaratë të ashpër, dënon vendimin e VAR-it për penalltinë e Alvarezit

Atletico Madridi lëshoi ​​një deklaratë të ashpër, dënon vendimin e VAR-it për penalltinë e Alvarezit

Liga e Kampionëve
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

La Liga
Gjiganti anglez dëshiron Ancelottin nëse ndodh largimi nga Real Madridi

Gjiganti anglez dëshiron Ancelottin nëse ndodh largimi nga Real Madridi

Premier League
Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Liga e Kampionëve
Thomas Tuchel publikon listën e Anglisë për ndeshjet ndaj Shqipërisë dhe Letonisë, habit me disa zgjedhje befasuese

Thomas Tuchel publikon listën e Anglisë për ndeshjet ndaj Shqipërisë dhe Letonisë, habit me disa zgjedhje befasuese

Përfaqësueset
Kalo në kategori