LAJMI I FUNDIT:

Audio-incizimi nga kulla e kontrollit tregon bisedën e fundit me pilotin e helikopterit të Bryant: Ai u paralajmërua se fluturonte shumë ulët

Audio-incizimi nga kulla e kontrollit tregon bisedën e fundit me pilotin e helikopterit të Bryant: Ai u paralajmërua se fluturonte shumë ulët
(Foto: Screenshot/Twitter/Instagram)

Audio-incizimi nga kulla e kontrollit zbulon se piloti i helikopterit të Kobe Bryant ishte paralajmëruar para aksidentit se është duke fluturuar shumë ulët.

Incizimi që është shpërndarë në masë të madhe në rrjetet sociale shfaq bisedën ndërmjet kullës së kontrollit dhe pilotit të helikopterit disa minuta para humbjes së kontaktit që ka pasuar me rrëzimin e fluturakes, me ç’rast humbën jetën nëntë njerëz.

“Akoma jeni duke fluturuar shumë ulët për këtë kohë”, i është thënë pilotit, duke qenë se në rajonin e Los Angelesit, ku ka ndodhur aksidenti tragjik, moti kishte qenë me shumë mjegull dhe shumica e helikopterëve ishin ulur.


Piloti i helikopterit të Bryant kishte planifikuar të ulej në Burbank, mirëpo kishte qarkulluar rreth 15 minuta duke pritur leje për t’u ulur për shkak të kushteve të këqija dhe fluturakeve tjera që është dashur të aterronin në aeroport.

Helikopteri i Kobe Bryant tentoi të rikthehej në bazë para se të rrëzohej, por ishte duke fluturuar shumë poshtë
Lexo po ashtu Helikopteri i Kobe Bryant tentoi të rikthehej në bazë para se të rrëzohej, por ishte duke fluturuar shumë poshtë

Pak para aksidentit, ai e kishte ngritur helikopterin në më shumë se 600 metra lartësi, ndërsa kur është rrëzuar helikopteri ka qenë në rreth 500 metra lartësi dhe me shpejtësi prej 300 kilometra në orë.

Një burim ka thënë për New York Post se helikopteri Sikorsky S-76 ka pasur dy motorë dhe nuk do të rrëzohej edhe nëse do të mbetej vetëm me një.

“Këto aksidente ndodhin sepse piloti humb sensin ndaj hapësirës. Duke u bazuar në mbetjet në vendin e ngjarjes, duket se janë përplasur në pyll me pjesën e përparme të helikopteri”, ka thënë burimi duke shtuar se këta helikopterë zakonisht i drejtojnë dy pilotë, kurse në këtë rast ka qenë vetëm një.

Helikopteri u rrëzua rreth orës 10:00 të mëngjesit të të dielës me kohën lokale në Calabasas të Kalifornisë. FBI është duke e hetuar shkakun e rrëzimit të helikopterit duke mbledhur të dhëna nga vendi i ngjarjes.

Siç është thënë, kushtet atmosferike në momentin e fluturimit nuk i kanë plotësuar standardet minimale për shkak të mjegullës së madhe dhe në raste të tilla, helikopterëve nuk u lejohet të ngriten. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

La Liga
Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtarizimi i lojtarit më të ri të Barcelonës vetëm ‘çështje kohësh’

Zyrtarizimi i lojtarit më të ri të Barcelonës vetëm ‘çështje kohësh’

La Liga
Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori