Audi paraqet SQ7 dhe SQ8 të reja, dhe risia më e madhe lidhet me motorin.

SQ7 dhe SQ8 me motor TFSI do të arrijnë në tregun evropian në vjeshtë, me një çmim fillestar në Gjermani prej 93.2287 euro, dhe 101.085 euro për SQ8, transmeton Telegrafi.


e168968c aa62 4822 abf4 7b4c16c29a24

Tani është koha për të përmendur këtë risi të madhe në motor.

Motori 4.0 TFSI biturbo V8 këtu u jep 507 kuaj fuqi dhe 770 Nm dhe kontrollohet përmes një transmetimi Tiptronik me tetë shpejtësi.

Shpejtësinë nga 0 në 100 km/h e arrijnë në 4.1 sekonda, dhe shpejtësinë maksimale e kanë 250 km/orë.

b786d02f aa1b 4be0 ad35 f4fce794398e

Të dhënat zyrtare thonë se ato konsumojnë 12-12.1 l/100 km, të paktën gjatë ngasjes në përputhje me rregulloret dhe standardin e matjes së konsumit. /Telegrafi/

3c0cba17 77b9 407b 94ed 074488945a34