Linja të lëmuara dhe shumë hapësirë në pjesën e brendshme, kjo e bën A6 Avant shumë më të mirë se rivalët

Modeli i bazuar në gjeneratën C8, ishte prezantuar për herë të parë në Gjenevë, ndërsa me kalimin e kohës nisën të bëhen të ditura edhe detaje shtesë, derisa Audi nuk shpërndau edhe disa imazhe zyrtare, transmeton Telegrafi.


Bien në sy linjat e lëmuara, pjesa e tërësishme e tavanit si dhe hapësira e madhe në pjesën e prapme, për çfarë do që dëshironi të grumbulloni.

Po që se shtrihen ulëset e prapme, bashkë me gepekun krijohet hapësira prej 1.6 metra kub, që është njëjtë sa kapaciteti i Q5.

Por me 148 centimetra lartësi, nuk është as afër lartësisë që ka një crossover. Konstrukti i veçantë që është aplikuar te A6 Avant, ka bërë që të jetë i ulët, por me hapësirë të madhe për këmbë dhe bagazh.

Në këtë formë, i ka mposhtur me lehtësi rivalët nga segmenti i karavanëve si BMW 5 Series Touring, Mercedes E-Class Estate, Jaguar XF Sportbake dhe Volvo V90. /Telegrafi/

Audi foto 2 1

Audi foto 3 1

Audi foto 4 1

Audi foto 5 1

Audi foto 6 1

Audi foto 7 1

Audi foto 8 1

Audi foto 9 1

Audi foto 10