Audi A4 po rikthehet, por elektrik

Vitin e kaluar, Audi hoqi dorë nga modeli A4 i vjetër në favor të modelit A5 Sportback, si pjesë e një plani për të përdorur nomenklaturën me numra tek për veturat me benzinë dhe numrat çift për ato elektrike.
Që atëherë, Audi e ka braktisur atë plan të çuditshëm , por A4 mbeti “një viktimë”.
Megjithatë, tani, A4 po rikthehet... si një veturë elektrike.
Drejtori ekzekutiv i Audi, Gernot Dollner, tha se kompania po zhvillon një A4 EV të ri si pjesë e "ndryshimit më të madh në historinë e kompanisë".
Döllner ka qenë mjaft i hapur për faktin se Audi ka humbur rrugën e duhur gjatë viteve të fundit dhe po përpiqet ta rregullojë situatën.
Koncepti C është deklarata e qëllimit të Audi, duke parashikuar jo vetëm një veturë sportive elektrike në të ardhmen, por edhe një drejtim të ri për markën.
Megjithatë, do të na duhet të presim disa vite për rikthimin e A4.
Dollner tha se A4 do të mbështetet në platformën të Grupit Volkswagen, e cila do të dalë në shitje së shpejti në vitin 2028.
Platforma SSP do të jetë gjithashtu bazë e një VW Golf elektrik, ndër modelet e tjera në të gjithë Grupin.
Aktualisht, Audi përdor arkitekturën Premium Platform Electric (PPE) të zhvilluar bashkërisht me Porsche për A6 dhe Q6 E-Tron, platformën MEB të VW për Q4 E-Tron dhe arkitekturën J1 të Porsche për E-Tron GT.
Ndryshe, A4 ishte një nga modelet më të njohura të Audi, duke u prezantuar për herë të parë në vitin 1994 si rival i Serisë 3/Klasës C. /Telegrafi/


















































