Palestra e qytetit të Rahovecit "Mizahir Isma" nuk ka mund t'i zë të gjithë tifozët për ndeshjen finale ndaj Prishtinës.

Në Rahovec është duke u zhvilluar ndeshje e katër finale e Play-Offit, ku "Vreshtarët" janë nikoqir të "Plisave".


Ky takim është shumë i rëndësishëm pasi Rahoveci luan për të barazuar seinë në 2-2, ndërsa Prishtina me një fitore shpallet kampion.

rahoveci prishtina 4

rahoveci prishtina 5

rahoveci prishtina 2

Në përkrahje të vendasve edhe kësaj radhe kishin ardhur tifozë të shumtë që kishin stërmbushur palestrën "Mizahir Isma".

Shkallët e palestrës ishin të stërmbushura, ndërsa shihen edhe tifozët që qëndronin në këmbë vetëm për ta përcjell këtë finale.

rahoveci prishtina 8

rahoveci prishtina 9

Edhe tifozët vendas "Vreshtarët" po përkujdesën për një atmosferë sa më të zjarrtë dhe të zëshme në përkrahje të ekipit të tyre.

Vlen të ceket se edhe organizimi ishte i një niveli të lartë nga drejtuesit e Rahovecit. /Telegrafi/

rahoveci prishtina 1

rahoveci prishtina 6

rahoveci prishtina 3 e1557519340788

telegrafi sport app