Përleshja mes Cozman dhe Noizyt ka qenë kryetema e medieve rozë.
Reperi nga Shqipëria gjendej në Prishtinë pasi gjatë natës së sotme do të performonte në Mitrovicë dhe Ferizaj.
Në Mitrovicë koncerti ka dështuar pasi reperi nuk arriti të mbërrinte me kohë për shkak të procedurave në polici.
Por, Noizy ka premtuar një natë të zjarrtë ne ‘Coco Club’ në Ferizaj dhe kjo ka bërë që të rinjtë ta mbushin këtë vend.
Më poshtë keni një fotografi të klubi të natës dhe shikohet se ai tashmë është i mbushur. /Telegrafi/