LAJMI I FUNDIT:

Atletico Madridi nxjerr në shitje Griezmannin për t’i liruar vendin Ronaldos

Atletico Madridi nxjerr në shitje Griezmannin për t’i liruar vendin Ronaldos

Atletico Madrid ka vendosur sulmuesin Antoine Griezmann në tregun e transferimeve si pjesë e një përpjekjeje për të rikthyer Cristiano Ronaldon në La Liga.

Ronaldo ka deklaruar në fillim të muajit se dëshiron të largohet nga Manchester Unitedi për të luajtur përsëri në Ligën e Kampionëve.

Shumë klube janë lidhur me yllin portugez, ndërsa skuadra e fundit është ajo spanjolle, Atletico Madridi.


Sa do të fitonte Ronaldo në sekondë, minutë, orë, ditë dhe javë nëse pranon ofertën marramendëse nga Arabia Saudite
Lexo po ashtu Sa do të fitonte Ronaldo në sekondë, minutë, orë, ditë dhe javë nëse pranon ofertën marramendëse nga Arabia Saudite

Megjithatë, klubi spanjoll duhet të krijojë hapësirë ​​në faturën e pagave për të përshtatur pagën e Ronaldos.

Sipas mediumit The Times, javën e kaluar Atletico Madridi i ofroi Griezmannin disa skuadrave, përfshirë Paris Saint-Germain, për t’i liruar vendin portugezit.

I nënshkruar nga Barcelona në një transferim prej 120 milionë eurosh në vitin 2019, Griezmann u kthye te Atletico verën e kaluar.

Cristiano Ronaldo i gatshëm të marrë një ulje të konsiderueshme page për t’u larguar nga Man Utd
Lexo po ashtu Cristiano Ronaldo i gatshëm të marrë një ulje të konsiderueshme page për t’u larguar nga Man Utd

31-vjeçari është në mes të një marrëveshje huazimi për dy sezone që përfshin një “klauzolë të detyrueshme të transferimit të përhershëm” prej 40 milionë euro.

Paris Saint-Germain janë përpjekur të largojnë lojtarët e tyre të mbi-paguar dhe me performancë të dobët, përfshirë Neymarin, por thuhet se nuk janë të interesuar të marrin Griezmann. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Premier League
Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur

Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur

Ndërkombëtare
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit

Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit

Liga e Kampionëve
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori