Atletico Madrid dhe Tottenham ofruan një spektakël me gola dhe tension nga minuta e parë e ndeshjes, me spanjollët që morën një fitore të madhe me rezultat 5-2.

Ndeshja nisi me dominim të madrilenëve, të cilët nuk pritën shumë për të shënuar.


Në minutën e 6-të, Marcos Llorente përfiton nga një konfuzion para portës dhe shënon me qetësi në qoshen e poshtme të majtë për 1-0.

Vetëm tetë minuta më vonë, Antoine Griezmann driblon dy-tre kundërshtarë dhe dërgon një goditje të ulët në qoshen e djathtë, duke dyfishuar avantazhin në 2-0.

Në minutën e 16, një gabim nga mbrojtja e Tottenham u shfrytëzua nga Julian Alvarez, i cili nuk e humbi qetësinë dhe shënoi për 3-0.

Më pas, në minutën e 22, Robin Le Normand realizoi një gjuajtje me kokë nga një pasim rikthim brenda zonës për 4-0.

Pedro Porro shtoi spektaklin në minutën e 26 me një goditje të fuqishme nga jashtë zonës që përfundoi në qoshen e majtë, duke e çuar rezultatin në 4-1, që ishte i fundit i pjesës së parë.

Me të filluar e dyta, Atletico Madridi, shënoi edhe një herë me Julian Alvarez për 5-1.

Goli i fundit erdhi nga Solanke, që shfrytëzoi një gabim tjetër mbrojtjeje për të shënuar golin e dytë të Tottenham në minutën e 76, duke e bërë rezultatin 5-2.

Në fund, madrilenët fituan dhe dërguan një mesazh të qartë, se çerekfinalja është afër. /Telegrafi/

telegrafi sport app