Atleti shënon rekord botëror duke mbajtur "Shtyllat e Herkulit" - edhe Musk impresionohet nga arritja

Elon Musk kohët e fundit ka ripostuar një video të një atleti indian i cili theu një rekord botëror Guinness për 'kohëzgjatjen më të gjatë duke mbajtur dy shtylla me peshë të madhe'.
Vispy Kharadi shtyu kufijtë e aftësive njerëzore duke mbajtur shtyllat e Herkulit, siç njihen, për 2 minuta e 10.75 sekonda.
Shtyllat, me përmasa 3 metra lartësi, peshonin 166,7 kg dhe 168,9 kg.
Veprimtaria u regjistrua nga Guinness dhe u fut në Librin e tyre të Rekordeve Botërore, përcjell Telegrafi.
I impresionuar nga kjo arritje, Elon Musk rishpërndau videon e publikuar.
Në klip, Kharadi shihet duke mbajtur dy shtylla të modeluara sipas arkitekturës greke, të njohura si shtyllat e Herkulit.
Ai i mbajti shtyllat masive për 2 minuta e 10.75 sekonda, duke demonstruar forcën dhe qëndrueshmërinë e tij.
Sipas biografisë së tij, Kharadi është një mbajtës i rripit të zi të shumëfishtë dhe 13 herë mbajtës i rekordeve botërore Guinness.
Ai është gjithashtu një trajner i komandove të Forcave të Sigurisë Kufitare (BSF) dhe ekspert fitnesi. /Telegrafi/


















































