LAJMI I FUNDIT:

“Atij i pëlqen të na vrasë”: Bellingham thotë fjalët e para për seancat stërvitore te Real Madridi

“Atij i pëlqen të na vrasë”: Bellingham thotë fjalët e para për seancat stërvitore te Real Madridi

Antonio Pintus është tashmë i njohur për strategjitë e tij të stërvitjeve, të paktën për lojtarët dhe tifozët e Real Madridit.

Ato janë tejet të mundishme dhe e përgatisin një lojtar për më shumë se 90 minuta lojë, duke mos i lënë asgjë befasisë.

Lojtari i fundit që e ka përjetuar këtë gjë dhe që do ta përjetojë edhe në ditët në vazhdim është edhe Jude Bellingham, që tashmë ka folu për Pintus.


Metoda "Pintus": Sekreti i suksesit të Real Madridit
Lexo po ashtu Metoda "Pintus": Sekreti i suksesit të Real Madridit

“Pintus i pëlqen të na vrasë, dhe kjo është puna e tij mendoj. Por po, unë e dua atë. Ai është një njeri i mrekullueshëm”, deklaroi anglezi për faqen zyrtare të Real Madridit.

“Më pëlqen në moment, çdo moment, është një gëzim. Më pëlqen shumë të jem atje me djemtë, duke mësuar nga stafi. Në dhomën e zhveshjes, ka një atmosferë të shkëlqyer, mendoj se kam bërë mjaft mirë, thjesht i kënaqur me të, me gjithçka deri tani”.

Reagimi i Bellingham ndaj tentimit të dështuar të Lucas Vazquez bën që të gjithë të qeshin me spanjollin
Lexo po ashtu Reagimi i Bellingham ndaj tentimit të dështuar të Lucas Vazquez bën që të gjithë të qeshin me spanjollin

“Shokët e rinj të skuadrës? Ka qenë shkëlqyeshëm. Ata janë djem të mrekullueshëm, thjesht më pëlqen të jem pranë tyre. Pavarësisht se çfarë kanë fituar, ata janë vërtet me këmbë në tokë”, shtoi më tej Bellingham.

Duket qartë se Jude Bellingham është futur në skuadrën e Real Madridit si një dorezë. 20-vjeçari tashmë ka një afrim me disa lojtarë dhe ai është gjithmonë i buzëqeshur. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Liga e Kampionëve
Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë

Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë

Liga e Kampionëve
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

La Liga
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori