Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, javë më parë u nis drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ajo ishte prezente në varrimin e ish-sekretares së shtetit amerikan, Madeleine Albright.


Gjatë qëndrimit në New York, Jahjaga është marrë edhe me shumë aktivitete që ndërlidhen me fondacionin e saj.

Mes të tjerash, presidentja e katër e Republikës së Kosovës gjeti kohë edhe për realizimin e një sesioni të veçantë fotografik, në studion e fotografit të njohur shqiptar, Fadil Berisha.

fadilberishaphotography 279837705 331799829077195 3584733359512068195 n

Ky i fundit i ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram fotografitë që ia ka realizuar Jahjagës në studion e tij.

“Fotosesion me ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga”, shkroi ndër të tjerash fotografi shqiptar me renome ndërkombëtare në mbishkrimin e fotografisë.

IMG 6357 e1651951738811

Atifete Jahjaga përndryshe ka qenë shumë e komentuar në media, për ndryshimin drastik në pamje dhe stil të jetesës pas përfundimit të mandatit të saj si presidente. /Telegrafi/

atifetejahjaga 274699302 711829389978158 9016591496847231615 n Foto: Atifete Jahjaga/Instagram

atifetejahjaga 275490484 476026667333934 3651439613419417968 n Foto: Atifete Jahjaga/Instagram

atifetejahjaga 275968766 931636794192330 743311940679062351 n Foto: Atifete Jahjaga/Instagram

atifetejahjaga 278546840 5310749535624221 7372240698670276230 n Foto: Atifete Jahjaga/Instagram

atifetejahjaga 278332832 1394257391010575 7098192804509690147 n Foto: Atifete Jahjaga/Instagram