LAJMI I FUNDIT:

Atalanta refuzon ofertën e parë të Manchester Unitedit për Rasmus Hojlund

Atalanta refuzon ofertën e parë të Manchester Unitedit për Rasmus Hojlund

Rasmus Hojlund ka qenë sensacion këtë edicion në elitën e futbollit italian Serie A duke shkëlqyer me fanellën e Atalantës.

Sulmuesi i talentuar danez iu bashkua Atalantës në gusht të vitit të kaluar nga Sturm Graz për shumën e 17 milionë eurove dhe filloi të lë gjurmë menjëherë në Serie A.

Në 34 ndeshje me fanellën zikaltër, Hojlund ka realizuar 10 gola e ka asistuar në katër të tjerë, duke zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha.


Atalanta i vë çmimi Hojlundit, Unitedi duhet të paguajë para të majme për sulmuesin
Lexo po ashtu Atalanta i vë çmimi Hojlundit, Unitedi duhet të paguajë para të majme për sulmuesin

Manchester United është një nga skuadrat favorite për të nënshkruar me danezin dhe tanimë ata kanë bërë përpjekjen e parë.

Megjithatë oferta e parë e Djajve të Kuq për Hojlund është refuzuar menjëherë nga Atalanta.

Interi e pyet Atalantën për dy yjet e skuadrës, Neroazzurët synojnë t'i transferojnë në verë
Lexo po ashtu Interi e pyet Atalantën për dy yjet e skuadrës, Neroazzurët synojnë t'i transferojnë në verë

Sipas asaj që ka njoftuar Corriere dello Sport, gjiganti anglez ka ofruar 35 milionë euro, shumë që është konsideruar shumë e ulët nga klubi italian.

Gjithnjë sipas mediumit italian, Atalanta synon që të fitojë së paku 50 milionë euro nga shitja e Hojlund, edhe pse po pret oferta edhe nga Real Madrid,  Bayern Munich, Inter e Juventus për xhevahirin e tyre. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Sa fitojnë gjyqtarët në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës në këtë fazë

Sa fitojnë gjyqtarët në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës në këtë fazë

Liga e Kampionëve

"U eliminuam për shkak të Theo Hernandez" - legjenda italiane e Milanit i ashpër me mbrojtësin që mori karton të kuq

Liga e Kampionëve
Trajneri që ka goditur në Ligën Premier është kandidat për stolin e Real Madridit, Perez e preferon para Alonsos

Trajneri që ka goditur në Ligën Premier është kandidat për stolin e Real Madridit, Perez e preferon para Alonsos

La Liga
Gjyqtari Jose Munuera Montero pezullohet nga ndeshjet e fundjavës mes polemikave me Real Madridin

Gjyqtari Jose Munuera Montero pezullohet nga ndeshjet e fundjavës mes polemikave me Real Madridin

La Liga
Davies shmang vazhdimet, Bayern Munich mes emocioneve dhe frikës kalon në mesin e 16 më të mirëve

Davies shmang vazhdimet, Bayern Munich mes emocioneve dhe frikës kalon në mesin e 16 më të mirëve

Liga e Kampionëve
Kontrata që nënshkroi Sergio Ramos është krejtësisht e çmendur: Ai mori çfarë kërkoi në klubin e tij të ri

Kontrata që nënshkroi Sergio Ramos është krejtësisht e çmendur: Ai mori çfarë kërkoi në klubin e tij të ri

Ndërkombëtare
Kalo në kategori