Atalanta dhe Juventus përballen për vendin e tretë, formacionet zyrtare

Atalanta dhe Juventus përballen me njëra tjetrën në kaudër të xhiros së 31-të në Serie A.
Dy skuadrat e njohura italiane janë shumë afër njëra tjetrës, pasi vetëm një pikë më shumë ka kampioni në fuqi i Italisë.
Kësisoj dueli i ditës së sotme po cilësohet si duel për vendin e tretë në kampionat.
Juventusi në këtë takim do të jetë pa yllin e saj kryesor Cristiano Ronaldon, derisa te Atalanta mungojnë mbrojtësi Romero dhe Hatebour.
Formacionet zyrtare:
Atalanta: Gollini; Toloi, Palomino, Djimsiti, Maehle; De Roon, Freuler; Gosens, Pessina, Muriel; Zapata
Juventus: Szczesny; Cuadrado, De Ligt, Chiellini, Alex Sandro; McKennie, Bentancur, Rabiot, Chiesa; Dybala, Morata. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
18/04/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































