Atalanta 4-1 Inter, nota e Gjimshitit dhe të tjerëve
Atalanta ka fituar me rezultat 3-1 ndaj Interit në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të të Serie A.
Interi është ndalur në udhëtim te Atalanta, të cilët e kanë prishur serinë e tyre prej shtatë fitoreve radhazi në kampionat.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Hans Hateboer (9'), Gianluca Mancini (62'), Berat Gjimshiti (88') dhe Alejandro Gomez (90+) për vendasit, ndërsa për Interin shënoi Mauro Icardi (47').
Lojtari më i vlerësuar i kësaj ndeshje ishte mesfushori slloven i vendasve, Josip Ilicic, i cili u notua me 9.4.
Në anën tjetër, nota më e ulët shkoi për mesfushorin kroat të Interit, Marcelo Brozovic që u vlerësua me 5.3.
Për 90 minuta luajti edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, i cili pati një paraqitje të mirë duke u notuar me 7.8. /Telegrafi/ Atalanta:
































