Ata që flenë më shumë se tetë orë janë më të rrezikuar nga vdekja e parakohshme

Të fjeturit më shumë se tetë orë gjatë natës mund të shpie deri te vdekjet e hershme, thonë studimet e reja.
Një studim ka gjetur se njerëzit që rregullisht bëjnë më shumë gjumë, mund të përfundojnë me “çrregullime serioze të gjumit” që përçajnë frymëmarrjen dhe rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës, transmeton Telegrafi.
Si rezultat, studiuesit, që kanë shikuar të dhënat e 74 studimeve, kanë thënë që gjumi i tepërt mund të jetë “shenjë” e shëndetit të dobët.
I publikuar në një gazetë të njohur, studimi shqyrtoi lidhjen mes gjumit të vetë-raportuar, sëmundjeve kardiovaskulare dhe vdekshmërisë në më shumë se tre milionë pjesëmarrës nga viti 1970 deri në vitin 2017.
Shkencëtarët kanë gjetur se kohëzgjatja e gjumit më shumë se dhjetë orë rritë rrezikun për 30% nga vdekja e hershme duke e krahasuar me shtatë orë gjumë.
Studimi zbuloi gjithashtu një rritje të rrezikut nga vdekshmëria në tru në 56% dhe 49% rritje të rrezikut të vdekshmërisë kardiovaskulare për ata që flinin më shumë se tetë orë.
Studiuesit kanë shpjeguar se ky studim ka një rol të rëndësishëm në shëndetin publik në atë që tregon se gjumi i tepërt është shenjë e rrezikut të lartë kardiovaskular.
Gjetjet e tyre kanë implikime të rëndësishme pasi klinicistët duhet të kenë konsideratë më të madhe për të eksploruar kohëzgjatjen dhe cilësinë e gjumit gjatë konsultimeve.
Studimi, i cili gjithashtu zbuloi se cilësia e dobët e gjumit ishte e lidhur me një rritje prej 44% të sëmundjeve koronare të zemrës, është një nga shumë studimet që nxjerr në pah ndikimin që gjumi mund të ketë në shëndetin fizik të një personi.
Muajin e kaluar, Univeristy of Sydney, zbuloi se privimi i oksigjenit të shkaktuar nga apnea e gjumit mund të shkaktojë te truri tkurrje në rajonet që luajnë një rol të rëndësishëm në kujtesë dhe të cilat gjithashtu preken nga çmenduria.
Një studim i ngjashëm ka zbuluar se një sasi e pamjaftueshme e gjumit mund të jetë gjithashtu e dëmshme për shëndetin mendor.
Gjetjet përfunduan se një ritëm i ndërprerë i qarkullimit mund të çojë në një mundësi më të madhe të zhvillimit të çrregullimeve të humorit dhe të ulë nivelin e lumturisë. /Telegrafi/
R.Q.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit