LAJMI I FUNDIT:

Ata që bindën Zidanen ndaj Eibarit, do luajnë kundër Wolfsburgut

Ata që bindën Zidanen ndaj Eibarit, do luajnë kundër Wolfsburgut

Fitorja në fundjavë, 4-0 përballë Eibarit i ka dhënë moral Real Madridit, i cili të martën mbrëma do të zhvillojë ndeshjen e sezonit.

Los Blancos kanë humbur 0-2 në Gjermani përballë Wolfsburgut në çerekfinalen e parë të Ligës së Kampioneve dhe misioni në Madrid është vetëm përmbysja.

Marca raporton se përballë Eibarit, Zizu ka testuar disa lojtarë në formacionin e titullarëve dhe në prag të Wolfsburgut i ka idetë e qarta, transmeton Sportal.al.


James Rodrigez ka treguar një formë fantastike dhe ka fituar vendin e titullarit së bashku me Dani Carvajal, i cili do të luajë në vend të Danilos që në takimin e fundit u cilësuar si fajtori kryesor i humbjes.