Sulmuesi uruguaian, Luis Suarez ka zbuluar se kishte mundësinë të kalonte nga Liverpooli te rivalët e Arsenalit në vitin 2013.

Suarez ka treguar së fundmi mundësinë e tij për t’iu bashkuar rivalëve të Arsenalit nga Liverpooli, teksa kapiteni i tij, Steven Gerrard, luajti një rol të madh në vendimin për të mos iu bashkuar klubit londinez.


“Doja të bashkohesha me Arsenalin sepse ata luanin në Ligën e Kampionëve çdo vit. Ata ishin të gatshëm të paguanin një shumë të konsiderueshme, por në Angli, një transferim nga Liverpooli në Arsenal nuk u pa si një lëvizje e mirë”, ka zbuluar fillimisht Suarez.

“Një ditë, Gerrard erdhi tek unë dhe më tha, "Shiko, unë mund të kisha shkuar në Real Madrid ose një klub tjetër, por vendimi më i mirë për ty është të qëndrosh””.

“Kalimi në Arsenal nuk do të të bëjë mirë. Qëndro dhe vitin e ardhshëm, do të marrësh oferta nga klube më të mëdha si Barcelona, ​​Real Madrid ose Bayern. Pastaj mund të vendosësh, por mos shko një sezon më shumë në Arsenal".

“Gjithmonë kam ëndërruar të luaj për Barcelonën . Kur kam nënshkruar për ta, ishte një ëndërr e realizuar”, përfundoi sulmuesi i Inter Miamit. /Telegrafi/

telegrafi sport app